Debate në Konferencën e Kryetarëve, Alibeaj nxehet me Felajn: Nga cili planet vjen zonjë? Më nxirr jashtë! Zv.kryetarja e Kuvendit i fik mikrofonin

31 Maj 2022, 14:29| Përditesimi: 31 Maj 2022, 15:18

  • Share

 

Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate mes Enkelejd Alibeaj dhe Ermonela Felaj. Kreu i grupit parlamentar të PD donte të diskutonte për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike ndërsa Felaj i tërhiqte vëmendjen se duhet të flisnin për të caktuar datën e raundit të katërt.

Mes tyre pati edhe debate, aq sa Alibeaj i thoshte se do të përfundonte fjalën e tij por Felaj e ndërpriste vazhdimisht. Kreu i grupit parlamentar të PD i tha se mund edhe ta nxirrte jashtë ndërsa Felaj i tregonte se nuk mund të diskutonte për një pikë tjetër. Debati erdhi derisa Felaj i kërkoi teknikës t’i ndërpresë fjalën Alibeajt. Pasi iu fik mikrofoni për disa sekonda, anëtarët vendosën që Alibeaj të përfundonte fjalën deri në fund, ndaj vijoi të paraqiste kërkesën e PD për Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.

Debati

  1. Felaj: Nuk mund të vini mbi vendimmarrjen.
  2. Alibeaj: Po diskutoj për rendin e ditës. Më dëgjo tani se çfarë do të flas unë është e drejta ime.
  3. Felaj: Kur të vijë momenti do flisni. Na duhet të caktojmë datën e raundit të katërt.
  4. Alibeaj: Mos më ndërhyj teksa flas se është më e rëndësishme.
  5. Felaj: Këtë mbledhje e drejtoj unë dhe jam e detyruar të ndjek rendin. Nëse do të flasësh për pikën e parë vijoni.
  6. Alibeaj: Moj se ç’do flas unë, e di unë. Dhe këtë do marrësh përsipër? Kërkesa jonë është për verifikimin e investimeve strategjike.
  7. Felaj: Ju kujtoj që kjo mbledhje zhvillohet në prani të medias me kërkesë tuaj që lidhen me diskutimet për raundeve për presidentin e Republikës.
  8. Alibeaj: Ti vazhdo me axhendën tënde, unë time.
  9. Felaj: Duhet t’ia kaloj fjalën Mediut.
  10. Alibeaj: Do ma heqësh fjalën tani?
  11. Felaj: Nëse nuk flisni për rendin e ditës. Ju lutem bëhuni i arsyeshëm, lërini kohë që të diskutohet me seriozitet dhe të vijojmë.
  12. Alibeaj: Ma dhe të drejtën e fjalës, ma lër ta çoj deri në fund e pastaj bëni ç’të doni.
  13. Felaj: Të tërheq vëmendjen që të diskutojmë për thelbin e çështjeve.
  14. Alibeaj: Vetëm ty të kam parë në këtë mesele që e di çfarë të themi ne. Nga cili planet vjen zonjë. Më lër të drejtën time për të folur për pikat e rendit të ditës. Hiqe dorën nga aty dhe më dëgjo. Je e lirë të marrësh masë e të më nxjerrësh jashtë.
  15. Felaj: Duhet të flasësh për rendin e ditës.
  16. Alibeaj: Ç’je ti që përcakton për çfarë të flasim.
  17. Felaj: I lutem teknikës të të ndërpresë fjalën.


Lajmi kryesor:

Të shtunën ora 18:00 raundi i 4 i votimit për Presidentin, PS drejt zgjedhjes së kreut të ri të Shtetit! PD heq dorë nga diskutimet në Konferencën e Kryetarëve


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?