Debate në KQZ/ Përfaqësuesit e opozitës: Institucionet kanë shkelur vendimin tonë për kufizimet para zgjedhjeve, u përmenden PPP-të dhe u shpërndanë legalizime

30 Dhjetor 2020, 10:50| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 17:22

  • Share

Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve është zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku debati është përqendruar nga përfaqësuesit e opozitës tek vendimi i KQZ-së pak ditë më parë për të kufizuar qeverinë për dhënien e PPP-ve apo veprimtari të tjera në përiudhën parazgjedhore.

Përfaqësuesja e PD në KQZ, Helga Vukaj, duke u referuar deklaratave të djeshme të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se kjo e fundit duke u kamufluar me fjalën e 'tender' lançon koncesione të tjera.  

"Do doja të veçoja një lancim që sapo e  dëgjova në disa media i cili është pikënisje e një trumbetimi , një prej ministrave të kabinetit, që në kamuflimin e fjalës tender fsheh një koncesion ose lançon koncesione të reja. Palët nuk e kanë konsideruar aktin tonë. Duhet vëmendje nga komisioneri", tha ajo.

Ndërkohë që përfaqësuesi i LSI Muharrem Çakaj ka denoncuar një prej deputetëve të PS-së, Bujar Çela, i cili sipas tij ka shpërndarë leje të legalizimit.

"Në datë 25 ka hyrë në fuqi akti i miratuar nga Komisioni Rregullator. Në datë 26 më ka ardhur një denoncim për një deputet që jep leje legalizimi. Jo më larg se dje, i njëjti deputet i PS shpërndarjen e lejeve të legalizimit e ka kryer sërish. Është veprimtari e ndaluar, ajo cfarë na bën më shumë çudi është se ç'punë ka deputeti me një dokument zyrtar. Të hetoni këtë akt të përsëritur. Besoj se ky rast është denoncuar në ndërfaqen e raportimit", tha Çakaj.

Për këtë rast është shprehur edhe kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.  

"Është absolutisht e ndaluar. Nëse ka një pikë të qartë është moslejimi i dhënies së lejeve të pronësisë për qëllime elektorale. Shpërndarja e lejeve të legalizimit nuk është aspak përgjegjësi e deputetit. Jam dakord me konstatimin tuaj. Çdo angazhim i kujto tjetër është i dënueshëm nga ligji dhe nga pikëpamja morale është një gjë e shëmtuar", tha Celibashi.

Duke filluar nga e premtja e kaluar, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP. Vendim është marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve.

Një tjetër çështje për të cilën KQZ ka dhënë dakordësinë është dhe ndalimi i përdorimit të administratës zgjedhore në fushatë. Qeveria ka të ndaluar gjithashtu promovimin në media dhe publik të një sërë aktivitetesh, përfshirë dhënien e çelësave të shtëpive, lejeve të legalizimit etj. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konstatojë që nëse një veprimtari është e ndaluar ka të drejtën që ti drejtohet institucionet që po zhvillon këtë veprimtari ta ndërpresë, dhe më pas autoritetit të medias që këto aktivitete të mos bëhen publike. Autoriteti i medias më pas duhet tu çoj informacion mediave për aktivitetet e ndaluara.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Refat: 30/12/2020 16:19

    Zbatoni ligjin mor qelbesira mos lini kermat te mashtrojne popullin ne kete menyre ordinere. Se po te votojne emigrantet ta harrojne voten se nuk i genjejne dot me qelbesirat qe nxjerrin ne mediat e tyre te perlyera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?