Mbledhja e KQZ, ka shkakruar debate mes kryekomisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit kërkon që Celibashi të marrë një vendim për secilën palë, jo t’i bashkojë të dyja njëherësh.
Indrit Sefa: Dua numrin e protokollit dhe datën e depozitimit
Ilirjan Celibashi: Po bëni autogol Kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, kërkesën e ka bërë pala juaj dhe pala tjetër, në shqyrtimin e kësaj kërkese ne po shqyrtojmë legjitimitetin e secilës palë dhe me vendim marrim regjistrimin ose jo të partisë.
Indrit Sefa: Cdo parti dhe individë tjetër të shqyrtohet veçantë
Ilirjan Celibashi: Dhe aty të shqyrtojë legjitimitetin. Se me këtë vendim unë vij në emër të PS. Më tregoni nurmin e kërkesës dhe datën e depozitimit të saj. Unë po shqyrtoj 2 kërkesa të PD
Indrit Sefa: Nga e di ti që janë të PD,
Ilirjan Celibashi: Nuk e di, tani do e marrësh dhe ti vesh se kush është PD
Indrit Sefa: Po i jepni të drejtë palës tjetër të çojë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, në Gjykatë. Merrni Ilirjan Celibashi: vendim vetëm mbi prekën e depozituar nga unë. Çdo kërkesë tjetër të dalë me kërkim të veçantë
Ilirjan Celibashi: Unë e kuptoj shumë mirë këtë që ju po thoni, por ajo që ju kërkoni është pa sens ligjor, ne po shqyrtojmë kërkesën e PD dhe ju po thoni që kërkesën e PD të paraqitur nga një i tretë tjetër ju shqyrtojeni veçmas, se kush e ka të drejtën për ta paraqitur kërkesën, do vendoj
Indrit Sefa: Bëje vetëm.
Ilirjan Celibashi: Kush është PD, si duhet ta bëjë këtë, duhet ta bëjë nëpërmjet një procesi?
Indrit Sefa: Merre vendimin veçantë
Ilirjan Celibashi: Kë se nuk po kuptoj
Indrit Sefa: Në çdo kërkesë, siç e ke marrë për çdo parti. S’mund të marrësh të gjithë
Indrit Sefa: Më shpjegoni numrin dhe datën kërkesa që po merrni në shqyrtim tani
Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD dhe legjitimimin për ta bërë këtë kërkesë.
Lajmi kryesor:
KAS e ktheu mbrapsht, Celibashi vendos: PD nuk regjistrohet për 14 Majin, Basha kryetar duhet të firmosë deklaratën solemne! Berisha nuk legjitimohet! Sefa: E ankimojmë
B.K.//ReportTv.al