Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar edhe me përplasje mes deputetëve të opozitës dhe Ministres së Bujqësisë e Zhvillimit Rural Anila Denaj.
Kjo e fundit iu është drejtuar deputetëve duke thënë: Mua s’ka guxim askush të më thotë hajdute! Ekonomia bujqësore është në shifrat e INSTAT, 30% në rritje investimet', tha ajo.
Ndërkohë, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi dhe deputeti Bledion Nallbati kanë vijuar me akuzat e tyre ndaj ministres, ndërsa Nallbati vendosi edhe posterin e krahasimit me Serbin për ipardin në foltoren e Kuvendit.
Gazment Bardhi hodhi akuza për vjedhje të fondeve të BE.
'Hajdutë që vidhni dhe lekët e BE, i merrni i fusni në xhep', tha ai.
Lajmi kryesor:
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
S.B/ReportTv.al