E majta humbet shumicën në këshillin bashkiak të Dibrës! Të djathtët mocion për shkarkimin e kryetares Irini Shehu

11 Qershor, 16:47| Përditesimi: 11 Qershor, 22:28

  • Share

Ka nisur me debate të forta mbledhja e Këshillit Bashkiak Dibrës dhe pas 5 orësh është mbyllur pa u votuar asnjë pikë e rendit të ditës.

11 këshilltarë dorëzuan në sekretari mocion për shkarkimin e kryetares së këshillit, znj. Irini Shehu, ku e akuzonin se ka kaluar dhe ka regjistruar në protokoll vendime, që nuk janë përmendur në këshill. Këshilltari i pavarur Astrit Ademi akuzoi kryetaren e Këshillit për korrupsion dhe falsifikim të vendimeve të këshillit, për shitje pronash të Bashkisë dhe kalim fondesh pa kaluar fare në votim.

Kryetarja e grupit të djathtë, Alketa Agolli lexoi mocionin me argumentet dhe i kërkoi kryetares t’i lirojë karrigen zv.kryetarit për të vijuar me procesin e votimit të fshehtë, por kjo u pengua nga grupi i PS.

Sakaq kryetarja e keshillit Irini Shehu nuk pranoi te prononcohej per mediat.

Mbledhja u shty për disa orë dhe në fund nuk u mor asnjë vendim për mungesë kuorumi. Partia Socialiste ka vetëm 13 mandate në këshill nga 31 që janë në total. Ndërkohë këshilltarët e djathtë, të PSD së Doshit dhe të partive të vogla lanë sallën. Kjo është hera e tretë rradhazi që dështon mbledhja e këshillit bashkiak Dibër.  Më herët (8 Maj) ata kanë braktisur mbledhjet për shkak se bashkia nuk jep informacion për projektin e HEC-it të Skavicës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?