Debate në Report Tv, Burimi: Perëndimit s’i leverdis të dënojë Serbinë! Demaliaj: Politika shqiptare nuk vepron për zhvillimin kombëtar

6 Tetor 2023, 18:28| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 20:46

  • Share

Roli i Perëndimit dhe i qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në ngjarjen e Banjskës është ende kryefjalë e diskutimeve.Të ftuar në 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Genc Burimi dhe Ilir Demaliaj debatuan për atë që do duhej që Shqipëria të kishte bërë për të dënuar sulmet në veri.

Sipas Demaliajt, politika shqiptare por edhe e Kosovës nuk bëjnë asgjë për interesin kombëtar.

“Politika shqiptare nuk vepron në një interes kombëtar për një zhvillim kombëtar për një qëndrueshmëri kombëtare në të ardhmen. Këtë  e tregon ky rast, ku të gjitha palët e politikes si Kosovë si në Shqipëri janë secili në hesap të vetë. Në një moment kaq delikat ne jemi të përçarë.”-tha Demaliaj.

Ndërsa Burimi thotë se nuk bëjnë Perëndimorët prandaj edhe kreu i qeverisë Rama vepron njëlloj si ata.

‘Rama sot është si perëndimorët, pa asnjë vizion. Ata nuk dinë ça të bëjnë me Serbinë, nuk duan ta sabotojnë. Kjo histori do kalojë lehtë dhe do harrohet.

Perëndimorët i zgjasin pushtetin Ramës. NATO nuk armatos, ku ishte NATO kur Turqia i tregoi muskujt Greqisë?

Rama sot ka axhendë për karrigen e tij jo të kombit.

Serbia sot ka dy shtete që s’do i bërë kurrë sanksione Serbisë, Hungaria dhe Sllovakia.’- tha ai.

Një tjetër diskutim që analistët komentuan ishte edhe tymnaja e opozitës për reformën zgjedhore. Burimi tha se është shumë e nevojshme dhe se protagonizmi i Bardhit dhe Berishës është i nevojshëm. Për Demaliajn Berisha dhe Bardhi nuk ofrojnë asgjë për politikën.

Pjesë nga diskutimi:

Burimi: Unë dua një reformë zgjedhore që vota ime nga Franca dhe e jotja nga SHBA të jepet sipas vullnetit tonë. Mendoj se e bën më mirë këtë Bardhi dhe Berisha se Rama

Demaliaj: Si ma quan Bardhin njeri me moral ku ka mbajtur vendimet dikur me bashkëpunim me Bashën. Ai është palaço që s’ka lënë gjë pa bërë.

Burimi: Mos ma transformo fjalën

Demaliaj: Ça morali mund të ketë Berisha me Bardhin? Opozita e ka problemin brenda vetes. Moral s’kanë ato.

Ora 20:16
Deklarata e fortë e Genc Burimit në Report Tv: Koha të armatosemi për të mbrojtur Kosovën nga Serbia

 

Analisti Genc Burimi ka dhënë një deklaratë të fortë në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj. Ai u shpreh se duhet të armatosemi në mënyrë që të mbrojmë Kosovën nga Serbia. Burimi nuk beson se NATO do mund të arrijë ta mbrojë Kosovën në rast se Serbia do sulmojë.

“Ka ardhur koha që ne të armatosemi për të mbrojtur Kosovën nga Serbia. NATO nuk ndërhyn. Pse nuk ndërhyri kur Turqia tregoi muskujt karshi Greqisë.’-tha Burimi në Report TV

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tano: 08/10/2023 19:38

    ²po si do armatosesh o genc,,,edi rama e ka thesarin per te vjedhur,,e jo per modernizimin e ushtrise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?