Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht

25 Qershor, 22:54| Përditesimi: 25 Qershor, 23:14

  • Share

Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, ndërsa Lulzim Basha këtë vendim ka thënë se do ta bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. Zëdhënësja e grupit Basha e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se këtë çështje do ta ndjekin deri në Strasburg nëse Gjykata e Lartë nuk e zhbën vendimin e Apelit, pasi sipas tyre ishte i padrejtë.

“Në qershor dolëm me programin, në momentin që do fillonim fushatën patëm një vendim të Apelit në lidhje me ligjshmërinë, vulën dhe logon. Është i padrejtë, prandaj po bëjmë rekurs, e çojmë deri në Strasburg për të vënë një të drejtë në vendin që i takon. Vula dhe logo duhej t’i takonte atij grupimi që ruajti ligjshmërinë. Jemi në një situatë ku prej 3 vitesh kemi një klasë politike që po bën të pamundurën për ti shpëtuar drejtësisë. Çdo burim vepron nga frika prej SPAK-ut. Kjo qeveri nuk lejon rotacionin politik, në bashkëpunim me pjesën tjetër që nuk e duan rotacionin, se duan ti shpëtojnë drejtësisë. Jemi të vendosur që kjo gjë të shkojë para drejtësisë”, tha Karabina në Report Tv.

“Gjykata e Lartë s’do e pranojë. Rekursi do shkojë deri në Dhomën e Këshillimit, do digjet aty”, tha Dhuli.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Skerdjan Dhuli thotë se Basha pa Berishën u shkri politikisht. Ai thotë për gazetarin Arbër Hitaj se Basha duhet të qëndrojë si fraksion brenda PD.

Lulit iu ca kamerdarja e shpëtimit, e mbante në lojë vula. Vula ra. Kush e do Bashën jashtë politikës, ti sugjerojë që të bërë parti të re. Nuk pajtohem me Berishën që tha se e ka derën e mbyllur. Basha të shkojë në fraksion, ta thyejë herësin. Pse nuk e bën Basha këtë. Ai pa Berishën u shkri politikisht. Qytetarët e vendosën forcë të tretë”, tha Dhuli.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?