Politikë

Debate për administrimin e plazheve në Lezhë/ Opozita: Me kompaninë që keni krijuar po abuzoni! Ndreu: 83% do të jetë plazh publik

31 Mars, 09:50| Përditesimi: 31 Mars, 09:57

  • Share

Mënyra e administrimit të plazheve gjatë sezonit turistik të këtij viti, u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorances në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës. Përfaqësuesit e djathtë e konsiderojnë abuzim kompaninë e krijuar nga bashkia për menaxhimin e plazheve publike, ndërsa akuzuan drejtuesin e këshillit për mohim të së drejtës së fjalës.

Duke folur para Këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu tha se 83% do të jetë publik, ku 48% të lira pa shezlonge dhe çadra, ndërsa paralajmëroi se përveç hoteleve që e përcakton ligji nuk do të lejohet asnjë subjekt tjetër që të shfrytëzojë rërën.

Nën kryetari i Këshillit Bashkiak Agostin Marku tha se duhet përgëzuar ky vendim i Këshillit të Ministrave, i cili çliron plazhet nga zaptimi i privatit.

Plazhet publike në Lezhë do të administrohen nga një kompani e krijuar nga Bashkia, ku pagesa për shezlonget do të jetë 50% më e ulet se vlera e tregut.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?