U deshën rreth dhjetë vite, që memoriali i Pjetër Arbnorit të vendosej në “shtëpinë” e tij. Në këtë ceremoni u bën bashkë politikanë të opozitës dhe maxhorancës, që vlerësuan punën e bërë. Ndërsa, autori i kësaj vepre është autori Sadik Spahija shprehet se “Mandela i Ballkanit”, nëpërmjet këtij memoriali, vendos komunikimin me të gjithë.
Kjo ide nis nga Ministria e Kulturës, u shpall një konkurs kombëtar për këtë. Edhe m’u dha rasti mua, sepse fitova edhe çmimin e parë. Është një punë e gjatë, kam ndenjur me njerëz që e kanë njohur atë, para dhe mbas nëntëdhjetës për ta njohur sa më mirë personalitetin e tij qoftë në dimensionin publik, qoftë në dimensionet intime njerëzore të tij.
Sadik Spahija, skulptor
Skulptori para se të shkonte në një zgjedhje të tillë ka lexuar edhe veprën letrare të Arbnorit.
Kjo më kanë bërë të shkoj në një zgjidhje të tillë, e cila nënkupton fjalën, kumtin publik, si pjesë e rëndësishme e kulturës së të folurit, e kulturës së komunikimit, si një dimension i thellë njerëzor.
Sadik Spahija, skulptor
Pavarësisht se Pjetër Arbnori vjen nga qytet i njohur, pavarësisht vuajtjeve të shumta gjatë kalvarit të jetës së tij, pavarësisht shumë peripecive që ka kaluar në jetën e tij, ai gjithmonë ka folur në një formë që nënvizon gjuhën e bashkimit, jo në gjuhën e ndarjes
Duke u bazuar në kulturën e tij, në kulturën nga ai vjen, në kulturën e paraardhësve tanë. Gjithsesi, unë jap përpjekur që të kap në dimension e tij, jo vetëm një dimension të ngushtë personal, por në një dimension, i cili e kalon kohën fizike të një njeriu. Mendoj se ndoshta ky dimension i bashkoi të gjithë njerëzit në respekt të thellë të figurës së tij.
Sadik Spahija
Por, cilat janë tiparet fizike të Pjetër Arbnorit, që skulptori ka ruajtur?
Unë kam ruajtur nga imazhi i tij vetëm portretin, trupi i tij është i konceptuar, si një letër e mbështjellur, ku ai shkruan dhe thotë fjalën e vet. Pra një njeri i letërsisë, një njeri i fjalës, i dijes edhe i kulturës. Jam përqendruar tek portreti, i cili është një element përfaqësues i psikologjisë së njeriut shumë i rëndësishëm. Jam përqendruar në thellësinë e brendshme të vështrimit të tij, ai nuk sheh në mënyrë të përcaktuar një gjë, ai sheh më thellë edhe më gjerë, duke lënë në çdo pikë, kushdo që të kalojë ta ndiejë vështrimin e tij. Nuk është e përcaktuar, por është më përfshirës, sepse ai nuk sheh një gjë konkrete, por hedh vështrimin e tij për të komunikuar me të gjithë.
Sadik Spahija, skulptor
Një lloj vëmendje u ka kushtuar tipareve të portretit të tij.
Formacioni i të folurit është shumë i lidhur me gojën e tij, është një gjë me të vërtetë miqësore, e burë, jo e egër, jo e ashpër. Unë i kam kushtuar vëmendje, si një fjalë që lëshohet me melodi, me muzikë, jo e thatë.
Sadik Spahija, skulptor
Çfarë përfaqëson vendosja e memoriali tek Parlament?
Natyrisht, që edhe zgjidhja e evokon këtë. Figura nuk është një figurë e plotë, është një figurë e ndërprerë. Zgjatja e bazamentit, e cila është një gurë i rëndë, ka lidhje edhe me jetën e tij të vështirë. Janë dy elementët të rëndësishëm, që evokojnë biografinë personale, vuajtjet e tij. Nga ana tjetër, sipër kësaj gjendje ndodhet letra e shkruar, letra, përcjellja e fjalës dhe sipër të gjithave ndodhet portreti. Shkallë-shkallë ne shkojmë tek fjala e tij, që përfaqëson figurën edhe imazhin e tij konkret, që është Pjetër Arbnori.
Sadik Spahija, skulptor
Të gjitha zgjedhjet që Sadik Spahija ka bërë janë që spektatori të mësojë më shumë për këtë figurë të rëndësishme, të kulturës edhe politikës shqiptare. Sadik Spahija është autor i disa veprave, brenda edhe jashtë vendit. Ai është gjithashtu autori i Monumentit të Dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër.