Politikë

Debate për numërimin/ Shehaj përplaset me Ervin Hoxhën: Mos fusni duart te kutitë! Ministri: Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet! Shoqërohen 7 persona në polici (VIDEO)

13 Maj, 10:26| Përditesimi: 13 Maj, 13:21

  • Share

Në KZAZ nr 32 në Shkozë, në ambientet e shkollës “Marie Logoreci” ku po numërohet njësia nr 1, ka patur përplasje mes përfaqësueseve të Partisë Mundësia dhe komisionerëve, pasi Partia Mundësia pretendonte parregullësi në procesin e numërimit përfshirë edhe votat e pavlefshme.  

Ka qenë nënkryetarja e kesaj partie Barbara Doda dhe me pas edhe kryetari Agron Shehaj që kanë kërkuar të rinumërohet kutia. 

Por debati ka percipituar dhe Partia Mundësia ka thirrur policinë. Shehaj pretendon se Ministri Ervin Hoxha ka dhënë urdhër që të nxirret nga KZAZ Barbara Doda, dhe ka debatuar me të në ambientet e numërimit të votave.

Debati mes Agron Shehaj dhe Ervin Hoxhës:

Agron Shehaj: Mos fusni duart te kutitë, do përballeni me ligjin. Zotëri ministër, tregoju qytetarëve se çfarë ndodh këtu? Ju e dhatë urdhrit që të largonit një kandidate nga qendra e numërimit sepse po kërkonte të drejtën e saj? Zoti ministër pse fshihesh?

Ervin Hoxha: Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet.

Agron Shehaj: Je fshehur ë.

Pas kësaj përplasjeje Policia informoi se shoqëroi në komisariat 7 persona. Pas  marrjes deklarimeve të tyre blutë nënvizojnë se  më pas u lanë të lirë.

"Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta. Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë", njoftoi sot policia.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

S.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: