Debate të ashpra të hënën, krisje totale mes Tares dhe Lotito-s! Drejtori shqiptar po mendon dorëheqjen

5 Korrik 2022, 12:36| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 15:17

  • Share

Igli Tare dhe Lazio po shkojnë drejt mbylljes së bashkpunimit pas 14 vitesh. Mediat në Itali shkruajnë për një raport shumë të ndërlikuar mes palëve aq sa në mbrëmjes e së hënës, kur ishte edhe prezantimi i uniformave për sezonin e ri, Tare dhe Lotito kanë debatuar ashpër gjatë gjithë kohës.

Arsyeja kryesore është akumulimi i debateve përgjatë sezoneve të kaluara, por më së shumti përplasja për trajnerin Maurizio Sarri. Në një moment Tare i ka kërkuar Lotitos largimin e këtij të fundit, ndërsa edhe italiani është ankuar për drejtorin shqiptar.

Si të mos mjaftonin këto Lazio qëllimisht ka ngritur në detyrë Anxhelo Fabianin, i cili së fundmi është emëruar si drejtor i të rinjve dhe i sektorit të vajzave. Thashethemet thonë se Fabiani është zgjedhur edhe si pasuesi i Tares, i cili do emërohet vitin e ardhshëm.

Igli Tares i përfundon kontrata me Lazio-n në verën e 2023 dhe shanset për rinovim janë zero. Madje sipas ‘tuttomercatoëeb’ drejtori sportiv po mendon dorëheqjen edhe në këto çaste pavarësisht se arriti të blente ish-mbrojtësin e Milanit Alesandro Ramagnoli.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?