Debate te ‘Ekonomia’, PS miraton në parim projektligjin për kanabisin! PD: Nuk na keni dhënë informacion të detajuar, pse e kaloni me shpejtësi

12 Korrik 2023, 10:59| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 23:20

  • Share

Me debate është zhvilluar komisioni për Ekonominë dhe Financat, ku vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor. Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhure mbi këtë projektligj.

Ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen.

Deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin.

"Një mazhorancë që merr një nëism të tillë të mos ketë numra për ta mbështetur por të mbështet në lojëra si këto që bëni ju e hedh në votim me shpejtësi për të përfituar nga prezenca jonë. Asgjë nuk do të priste të duroje deri të hënën në mëngjes, meqë kemi diskutimin nen për nen, por së paku duke treguar që mazhoranca i ka numrat", tha Spaho. 

Pjesë nga debati

Tabaku: Mos e hidh për votim nëse s’kemi marrë informacione.

Shalsi: Kush është dakord për ligjin në parim

Tabaku: Mos na detyro të ngrihemi se ngelesh pa kuorum

Shalsi: Mos i bëj kështu

Tabaku: E di ca roli ka opozita, do flasim

Shalsi: Kërcënime të tipit që po u lëmë pa kuorum, po u them që po e votojmë ligjin në parim dhe në tërësi. Po miratohet

Tabaku: Shalsi me jep fjalën për procedurë. Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut. Shlasi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky komision diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhëm. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.

Shalsi: Nuk është hera e parë që marrim përsipër të votojmë një ligj në parim pa pasur informacion. Ju deklaroni që do jeni kundër, pra çfarë do që t’iu thuhet do jeni kundër.

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.


Lajmi kryesor:

Pr/ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Opozita kundër! Korreshi: Merrni çunat e Londrës për agronom, kanë eksperiencë! Ministrja: Do të jetë vetëm për eksport


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?