Politikë

Dje u pyet për Veliajn, Bushka mungon te 'Ligjet'! Sula: Pengoi hetimet! Alibeaj replikon me Ramën: Iku SHBA, por janë shqiptarët! Gogu: Ju doni të shkrini SPAK

25 Shkurt, 10:54| Përditesimi: 25 Shkurt, 15:46

  • Share

Diskutime të forta në mbledhjen e radhës në Kuvend te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Ra në sy mungesa e kryetares Klotilda Bushka, e cila dje ishte në SPAK për seancë pyetjesh për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Deputetja socialiste u zëvendësua në drejtim nga nënkryetari Eduard Ndreca.

Mirëpo mungesa e saj, nuk e pengoi opozitën që të hidhte akuza të forta ndaj kryetares Bushka.

Deputeti demokrat Dashnor Sula, duke marrë fjalën në sallë, kërkoi se “të bëhet një deklaratë për distancim nga veprimet e Klotilda Bushkës, pasi ka dëmtuar rëndë imazhin e Komisionit të Ligjeve”. 

“Ka bërë veprime të pafalshme, duhet të mbajmë qendrim. Ka kryer veprime në kundërshti me ligjin me vetëdije  dhe ka penguar hetimin për Erion Veliajn”, u shpreh ligjvënësi i PD ndër të tjera.

Edhe deputeti i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë për situatën, duke iu përgjigjur me replikë në distancë fjalës së kryeministrit Edi Rama, sot (25 shkurt) në rubrikën ‘Sy m’sy’, i cili u shpreh se “SHBA ishin larguar nga SPAK dhe Shqipëria”.

“Ikën Amerikanët nga SPAK? Po janë shqiptarët këtu!”, tha Alibeaj.

Deputeti socialist Toni Gogu akuzoi PD-në se ka në program shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme.

“Flisni ju që keni në program elektoral shkrirjen e SPAK. Socialistët po përballen me ligjin pa u fshehur e me dinjitet”, tha ai.

Kurse deputeti tjetër socialist, Denis Deliu, kërkoi më shumë respekt ndaj kolegëve, djuke kujtuar se drejtësia ka goditur njerëz edhe majtas edhe djathtas.

“Ne në komision të ligjeve nuk duhet të nxitojmë të rëndojnë pozitën e gjithësecilit. Kemi kolegë edhe majtas edhe djathtas në hetim”, tha ai.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?