TIRANË- Skenë krimi e ka quajtur kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, inceneratorin e Elbasanit, ndonëse kjo frazë ndezi debate, pasi për mazhorancën nuk qëndron. Ndonëse Tabaku tha se mund të quhet e tillë për aq kohë sa ka një ministër të arrestuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por për Arben Pëllumbi tha se s'mund të quhet "skenë krimi" sepse nuk është i rrethuar nga shiriti i policisë.
Duke paraqitur konfuzionet e tyre përfundimtare për këtë incenerator, Luçiano Boçi nga PD-ja tha se është një korrupsion në krye të së cilit qëndron Edi Rama.
"Është një skenë krimi. Çdo mbrojtje është mbrojtje politike për këtë grup kriminal me 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 1 ministër të arrestuar ", tha Tabaku.
"Burimi i këtij korrupsioni është vetë Rama, tw tjerët janë shkallë ku ngjitet madhështia dhe korrupsioni i tij", tha Boçi.
Mirëpo, nënkryetarja e këtij Komisioni, Ermonela Felaj, thotë se prezenca e këtij inceneratori ka përmirësuar cilësinë e ajrit.
"Ka përmirësuar cilësinë e ajrit në atë qytet. Situata mjedisore në Elbasan nuk ka qenë kaq rozë, por ka qenë e rënduar dhe kërkonte ndërhyrje. Prandaj u shpall emergjenca mjedisore", tha Felaj.
Në fund, disa deputetë do shkuan të bëjnë inspektimin në terren.
Jorida Tabaku dhe Ermonela Felaj janë përplasur në Komisionin Ketimor për Inceneratorin e Elbasanit.
Jorida Tabaku: Shembull se si mund të mbrosh kriminelët
Ermonela Felaj: Mos shtrembëro mua, se mund të të përziej dhe ty në aferë dhe s'do dish të mbrosh veten tënde
Jorida Tabaku: Nuk ta kam përmendur, se ti ke hedhur firmën tënde në Fier, këto deklarata mua s'më pëlqejnë, por e kuptoj shumë mirë që i ka dhënë partia detyrë shit Lefter Kokën, mbro të tjetër
Ermonela Felaj: Me ke akuzuar që gënjej, kur lexoj një shkresë që kërkon Komisioni