Politikë

Debate te 'Shëndetësia' për vaksinimin! PD: Manastirliu duhet të ishte duke u hetuar, infektoi shqiptarët në zgjedhje me takime derë më derë të patronazhistëve! PS: Fushata juaj ishte bombë infektimi

5 Tetor 2021, 11:57| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 18:01

  • Share

TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes demokratëve dhe socialistëve. Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka akuzuar ministren për procesin e vaksinimit, sipas së cilës vendi ynë renditet i fundit në rajon për numrin e popullësisë së vaksinuar. Ajo shkon më tej duke thënë se Manastirliu duhet të ishte duke u hetuar, pasi ka kryer "krime" gjatë fushatës elektorale, me sistemin e patronazhistëve duke përhapur COVID-in.

"Ministrja s’duhet të ishte sot aty, duhet të ishte e hetuar. Ka kryer krime. Më vend që të punonte për vaksinimin ministrja shkonte shtëpi më shtëpi dhe kryente krime elektorale. Ja ku e kemi sistemin e patronazhimit. Hynte shtëpi më shtëpi pas orës 10:00. 70 patronazhistë të sistemit të shëndetësisë.  Ministrja s'duhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësia kryesore që kemi mijëra vdekje", tha Vokshi.

E të njëjtin mendim ka qenë edhe deputetja Oriola Pampuri, e cila tha se në një kohë kur bota po diskuton dozën e tretë, vendi ynë nuk ka vaksinuar as gjysmën e popullësisë me 1 dozë.

"Në të gjithë botën po diskutohet doza e tretë e vaksinës. Të gjithë jemi dakord dhe kemi bërë atë këshillimin sepse skepticizmi ka qenë i lartë. Kemi sugjeruar ta bëjnë vaksinën. Por janë një pjesë e popullatës që nuk kanë punë në Shqipëri dhe punojnë për punë zonale, ajo vaksinë që ne u sugjeruan sot nuk u hunë në punë sepse nuk janë të certifikuara nga EMA. Ajo që na ka dëmtuar më shumë është koha. Për shkak të asaj kohe kemi humbur shumë njerëz. Kur ne sugjeronim që të bëheshin kontratat për vaksinat ju nuk dëgjonit. Kjo nuk është krenaria juaj. Jeni shumë me vonesë. Për sa i përket dozës së tretë, mjekët ishin të parët që bënë vaksinën. Ndoshta ka ardhur koha të bëhet doza e tretë. Ndërkohë që ne flasim akoma për të parën dhe të dytën. A janë marrë masat? Kur mendonim se ia kishim hedhur vjet atëherë i humbën ata mjekë", tha Pampuri.

Në përgjigje të këtyre akuzave, deputeti socialist Ilirian Pendavinji tha se qeveria ka bërë gjithçka në menaxhimin e pandemisë dhe se fajtor është vetë PD-ja për një fushatë elektorale që ka shtuar numrin e infektimeve.

"Jam kundër jush. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur Ju na bëni moral për pjesën e menaxhimit të pandemisë. Patjetër që ka vdekje, por si pasojë  pandemisë jo keqmenaxhimit. Ju na bëni moral ku e gjithë fushata juaj elektorale ishte një bombë infektimi. Keni shërbyer për rritjen e infektimeve masive. Ju paragjykoj edhe në të gjitha ato që thoni për menaxhimin. Mendoj se është menaxhuar shumë mirë", tha ai.

 

Ora 12:46
Vokshi-Manastirliut: Kujdes, po mashtroni deputetë! Para se të jem deputete jam profesioniste, jepini dorëheqjen! Ministrja: Do ikja nëse shëndetësia është në kolaps

 

Në Komisionin e Shëndetësisë ka vijuar debatet mes kryetares së Albana Vokshi dhe ministres, Ogerta Manastilriu. Fokusi është vaksinimi i popullsisë, ku sipas Manastirliut Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon për vaksinimin e popullsisë, por për Vokshin nuk është e vërtetë.

Vokshi: Kini kujdes se po mashtroni deputetët e Kuvendit
Manastirliu: Nuk po mashtrojë, deklarata politike nuk janë mashtrim
Vokshi: E thotë grafiku
Manastirliu: Marrim ekspert për të lexuar shifrat
Vokshi: Para se të jap deklarata jam inxhiniere, kam bërë dhe master ne Kolumbiua për politika publike dhe di ti lexojë hartat më mirë se
Manastirliu: Patjetër, se fakti që jeni këtu jeni diçka. Merrni një ekspert për t'i lexuar këto shifra
Vokshi: Si jeni krenare për këto vdekje
Manastirliu: Është fatkeqësi dhe mos bëni politikë me vdekje, është e mjerueshme, ua treguan shqiptarëve.
Vokshi: Duhet të kishin dhënë dorëheqjen
Manastirliu: Do e kisha dhënë nëse spitalet do ishin në kolaps

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?