Debatet në komisionin TIMS, deputetët e PS çohen për t’u larguar, Salianji: Do bëj kallëzim penal

12 Prill, 16:57| Përditesimi: 12 Prill, 17:15

  • Share

1712933957_gogu.jpg

Përplasjet mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS kanë agravuar për shkak të pyetjeve që nënkryetari i komisionit Toni Gogu ka bërë ndaj ekspertëve të pranishëm.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitar, ndërsa deputetët e PS kërkuan që të mbyllet seanca. Salianjii tha se do bëjë kallëzim nëse e trajtojnë komisionin si pronë.

Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një sekond mo burrë. Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar  kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët

Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe detyrat e anëtarëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me ekspertët.

Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën

Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo

Salianji: Po për kë e ke pyetjen

Gogu: Për ekspertët, ma ngarkon ligji

Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim


Lajmi kryesor:

TIMS, opozita miraton kërkesat për informacion pa PS-në! Salianji: Arrestimi i Muçës, rezultati i parë! Gogu: Dje donit pafajësi për Berishën, sot silleni si gjyqtarë


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?