Lulzim Basha, Ulsi Manja dhe Jorida Tabaku

Debatet në Kuvend/ Tabaku-Manjës: Lërini dibranët të votojnë, se dilni prapë në përgjime! Ministri për 'Toyota Yaris': Unë s'i injoroj thirrjet nga hetuesit! Basha: Çoji cigare shokëve

10 Shkurt 2022, 16:11| Përditesimi: 10 Shkurt 2022, 16:19

  • Share

Teksa në  Kuvend diskutohej shtyrja e afateve të vetingut, nuk kanë munguar debatet mes PD dhe PS që nisën pikërish për shtyrjen e afateve të këtij procesi rivlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorë dhe përfundoi në akuza të ndërsjellta personale mes tyre.

Në debate u përfshinë Jorida Tabaku, Ulsi Manja, Elisa Spiropali dhe Lulzim Basha, ku kërcënonin njëri-tjetrin se kë do të kap shumë shpejt drejëtsia e re.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërkoi votimin e shtyrjes së afateve të vetingut deri në dhjetor 2024, ndërsa deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi votën pro edhe për ngritjen e komisioneve për Reformën territoriale dhe atë Zgjedhore.

Por gjatë debateve Tabaku dhe Manja i kanë kujtuar njëri tjetrit zgjedhjet në bashkinë Dibër, ku demokratja tha që  Manja të lejojë që dibranët të votojnë të qetë, pasi në të kundërt do të dalë sërish në përgjime. Kjo është kundërpërgjigjur nga Manja dhe Spiropali duke i kujtuar Lulzim Bashës prokurorët belg të ardhur në Tiranë për çështjen e Toyota Yaris dhe që duan ta marrin në pyetje kryedemokratin, lajm që u soll në ekskluzivisht më herët nga Shqiptarja.com

Kjo ka sjellë kundërpërgjigjen e Bashës, i cili i është përgjigjur me ironi Manjës duke thënë që do u çojë cigare shokëve të tij në burgun 313, duke iu referuar Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit dhe se pas tyre e kishte radhën ai.

Ora 13:01
Manja i drejtohet Bashës: Mos e ngri zërin se nuk të bën me të fortë, e lëmë drejtësinë të flasë

Ulsi Manja i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, ndërsa i ftoi që të votojnë për zgjatjen e afateve të vettingut.

‘Sa për ju Basha nuk është vendi t’i tregojmë njëri-tjetrit kush je ti dhe kush jam unë. Nuk ke pse e ngre zërin. Le ta lëmë drejtësinë të flasë. Sot është momenti të votojmë këtë ndryshime q ëtë lëmë drejtësinë të flasë, sepse drejtësia ka vazhduar që të flasë. T’ja lëmë drejtësisë fjalën.’- tha Manja.

Ora 13:00
Spiropali: Mos e ngatërro bravën me gojën,prokurorët belg që vijnë këtu për të hetuar çuditë e Lulzim Bashës

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  në fjalën e saj në Kuvend ka hedhur akuza në drejtim të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

“Është shumë për të qeshur kur zoti Lulzim Basha del këtu dhe jashtë kuvendit dhe flet për trekëndëshin e bermudës që ka penguar procesin e vettingu ndërsa dje bënte rolin e fëmijës dhe fshihte kokën se s’dinte c’të bënte por sot është këtu për ta votuar. Është e habitshme sesi ju tjetër bëni, tjetër mendoni tjetër bëni, ju tjetër bëni tjetër bëni. Doni me bërë ndryshimin e madh mes njëri tjetrit, por nuk ndryshoni aspak, jeni e njëjta uthull në të njëjtën shishe uthull që thyen enën e vet.

Dalllim mes jush donte ta bënte dhe Saliu, që pretendonte se jeni të ndarë në dy gota, por jo jeni e njëjta shishe uthulle që nuk e blen më njeri, sa keq për ju sa keq për të gjithë por nuk kemi çfarë të bëjmë. Sali Berisha nuk e krijoi partinë por e sundoi, i vjen habi se duhet që të kishte ikur por e mbajte ti Lulzim, ndarja jote nga Luli Brava siç e quan ti nuk është ndarje përfundimtare.

Po c’taksirat kemi sot që kemi ardhur për të votuar një proces që nuk është partiak dhe ju e kishit në dorën tuaj kush ishte kryeministri, ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor të sistemit ky është dhe problemi juaj. Sa herë që hapni gojën bën mirë mos e ngatërrosh gojën me bravën që e shqyen si bravë sa herë që del këtu.Nuk e ka fajin DASH, nuk e kanë fajin prokurorët belg që vijnë këtu për të hetuar çuditë e Lulzim Bashës, këtu e keni fajin vetë që keni menduar se me pandëshkueshmëri.”, ka thënë ajo.

Ora 12:45
Basha përplaset me Manjën në Kuvend: Çoji cigare dy shokëve te 313, pas tyre do të vij radha ty

Basha i është përgjigjur me ironi ministrit Manja duke thënë që të çojë cigare dy shokëve të tij në burgun 313, duke iu referuar Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit.

"Ministri duhet të ishte dënuar minimalisht për zbardhjen që u bë. Kujtohu pak për ministrin e brendshëm. Do vij dita që të japësh edhe ti llogari. Coji cigare shokëve te 313 se ke dy atje.Tani e kuptoj pse është e rëndësishme të mos i lëmë horrat dhe banditët, që të festojnë një ditë kur ONM të largohet dhe gjyqtarët e prokurorët jo 50-60% siç i emëron sot Ulsiu, por t’i emërojnë 100% këta. E kuptojmë ankthin e tyre, Dibra është një krim i pagjykuar. Ky që i premtonte hajdutit të votave promovimin, është promovuar vetë. Ja kam thënë dhe ambasadorëve, që e kanë për detyrë të takojnë ministrin e Drejtësisë, që duart po ja japin aleatëve të krimit. Që ai që është sot ministër drejtësie, në një vend normal do të ishte dënuar. Ka një gjë, drejtësia mund të vonojë, sa më shumë vonon, aq më shumë dëmton, por nuk mungon. Kujtohu pak për ish-kolegun tënd, ministrin e Brendshëm, dhe kapërdisjen e tij, majë më majë, shesh më shesh, madje edhe rrugëve të botës. Mendohu mirë Ulsi Manja, se për momentin mund të të duket vetja i përkëdhelur, i mbrojtur, por harroje ti se nuk do të vijë dita që të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale për dosjen 184”, tha Basha.", tha Basha.

Ora 12:43
Tabaku-Manjës: Lërini dibranët të votojnë të qetë, se do dilni prap në përgjime! Basha e mbështet pas fjalimit: Bravo

 

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kthyer përgjigje Ulsi Manjës që i kujtoi Lulzim Bashës se kanë ardhur prokuror belg për ta marrë në pyetje lidhur me dosjen 'Toyota Yaris'.

"Më dëgjoni, lërini njerëzit të votojnë, se mos dilni në përgjime të tjera, kujdes Ulsi se Dibra është akoma në monitorim", tha Tabaku.

Ndërkohë, që dëgjohet edhe Basha teksa i thotë "Bravo".

Ora 12:41
Prokurorët belg në Tiranë për Toyota Yaris, Manja i drejtohet Bashës: Unë nuk injoroj thirrjet nga asnjë autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja i ka përmendur në Kuvend, Lulzim Bashës ardhjen e prokurorëve belg në Shqipëri për hetimin e dosjes së Toyota Yaris, ku do të pyetet edhe Lulzim Basha. Manja tha se as nuk i injoron dhe as nuk i shmanget drejtësisë apo çdo autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.

‘Në 8 mars, do të jap një dhuratë një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër. Mos u merr me Dibrën dhe dibranët po shihni hallet që ju kanë rënë në shtëpinë tuaj. Sa për dosjen 184 Basha e kam me ty. Ji në rregull ti, sa çjam unë me drejtësinë. Po je ti i gatshëm të dalësh para drejtësisë siç jam unë. Je në rregull? Unë nuk i shmangem  drejtësisë as me procedurë as me raporte mjeku dhe as nuk i injoroj thirrjet që vijnë nga çdo autoritet gjyqësor brenda dhe jashtë vendit.’- tha Manja.

Ora 12:39
PD pro zgjatjes së vettingut, Tabaku: Thoni sa të doni jeni të shitur, ne s'e votojmë për PS! Kërkojmë të votohen Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e partisë së saj pro shtyrjes së mandatit për organet e vettingut. Tabaku tha se për PD nuk ka asnjë rëndësi nëse thonë janë shituar apo jo, pasi të këtë se votojnë për PS por kërkojnë që të ngrihen komisionet e kërkuara prej tyre për Reformën territoriale dhe atë Zgjedhore.

“Të nderuar kolegë, qytetarë! Së pari më lejoni të them se zoti Manja ka të drejtë, pasi Dibra do të votojë djalin e saj Luan Haka. Zoti Kukan ka qenë një nga personazhet me rëndësi në Shqipëri. Falë kontributit të tij ne mund të diskutojmë sot për reformën në drejtësi. Kjo reformë nisi me qëllimet më të mira, të paktën nga ana jonë. Fatkeqësisht kjo reformë u shkel me dy këmbë në votimin e 6 ligjeve siç ishte dhe ligji i vettingut. Për mua procesi i zbatimit të vettingut, siç thotë dhe progres-raporti ka pasur probleme. Nuk ka pasur vullnet kjo palë këtu. Ndaj u krijuan probleme në gjykata. Procesi i vettingut nuk ka përfunduar ashtu siç thatë ju. Sot PD ka ardhur për të votuar këtë ndryshim jo se thotë PS, por sepse është kërkesë e OMN-së. dhe për asgjë tjetër. Nëse ka nevojë për reforma të tilla që pengojnë procesin e integrimit PD s’do të bëhet pengesë. Por vullnetin politik për ta mbajtur peng këtë proces, se zëvendësojmë sot, por i bën qeveria reformat. Sot nuk është lajm për mua vettingu, pasi është fatkeqësi që sot aty kanë kaluar gjyqtarë që kanë pasur lidhje me komunizmin. Lajm është ngrirja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Në 25 prill fatkeqësisht, thuajeni si të doni, nuk arriti do që të vullneti i shqiptarëve të përkthehej në mandate në Kuvend.”, tha ajo.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • JUSUFI: 10/02/2022 19:18

    I GJITHE PARLAMENTI DUHET TE FUTET NE BURG,,,NUK MERITONI JU MOR PLEHRA TE JENI NE PARLAMENTIN SHQIPTAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?