Debatet për paketën Anti-shpifje, Ekonomi: Ka vend për përmirësime, marrim në konsideratë sugjerimet

12 Dhjetor 2019, 17:07| Përditesimi: 12 Dhjetor 2019, 18:59

  • Share

Pas debateve të shumta në Komisionin e Medias me gazetarët lidhur me paketën Anti-shpifje, deputetja e PS-së Milva Ekonomi në një prononcim për mediat shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet e bëra deri më tani nga grupet e interesit lidhur me dy projektligjet e depozituara tashmë në Kuvend, që do shërbejnë për rregullimin e medias online.

Ne jemi duke punuar për këtë gjë. Kemi bërë një listë të gjatë me të ftuar, grupe interesi që kanë ardhur si nga ata që kanë sjellë propozimin, si nga ata që janë hartuesit e projektligjeve dhe të asistencës teknike. Kemi marrë cdo shënim që ata kanë bërë, ju e patë që ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj cdo sugjerimi. Komisioni do punojë me shumë përkushtim për ti parë të gjitha si pas propozimeve, korrigjimeve, rregullimeve që ka cdo nen. Në këtë komision kështu punohet. Komisioni e ka marrë me shumë përgjegjësi uljen në një tryezë pune. Ne sapo i kemi mbledhur sugjerimet. Nesër kemi një takim pune dhe me relatorët për të bërë gati matricën e punës”, tha Ekonomi.

E pyetur nëse këto dy projektligjet cenojnë lirinë e medias, Ekonomi thotë se mbetet ende për t'u parë, dhe për të bërë përmirësime. “Jemi duke e parë me shumë kujdes këtë cështje. Prandaj kishim thirrur dhe përfaqësues nga bota akademike. Duhet ta shikojmë këtë gjë. Ne nuk jemi hartuesit, prandaj në këtë moment na lini të bëjmë punën tonë.  Natyrisht cdo ligj ka nevojë për përmirësime, qoftë në përmbajtje, ose të formës së teknikës legjislative”, tha deputetja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?