Ilir Meta dhe Anila Denaj

Debatet për rrugën Vlorë-Orikum, historia e përplasjes President-Qeveri për një projekt infrastrukturor!

6 Janar 2021, 15:55| Përditesimi: 7 Janar 2021, 13:51

  • Share

Do duhej të përfundonte në vitin 2022, por punimet për rrugën Vlorë-Orikum, ende nuk kanë nisur, e shkak për këtë janë përplasjet politike mes qeverisë dhe presidencës që së fundi janë konkretizuar në akuza publike mes vetë kryeministrit Edi Rama e kreut të shtetit Ilir Meta.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, si kryetare e institucionit që ka negociuar marrëveshjen me Fondin Saudit të Zhvillimit, sqaroi në një konferencë për mediat, se përse rruga mbahet peng nga firma e Presidentit Ilir Meta.

Gjithçka nisi në 9 nëntor 2017 kur Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi një marrëveshje me Fondin Saudit të Zhvillimit për të marrë një hua 30 milionë dollarë për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës loti 4, marrëveshje kjo që u  u dekretua nga presidenti Meta më 15 nëntor po të njëjtit vit.

Ishin 16.4 kilometra rrugë dhe synim  ishte lidhja e dy segmenteve Levan – Tepelenë – Gjirokastër me rrugën Vlorë – Sarandë, si dhe lidhjen e rajonit të Tepelenës me bregdetin jugor. Por në projektin që Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri për këtë aks rrugor, vlera e tejkalonte atë të 30 milionë dollarëve që u morën hua. Kuvendi i Shqipërisë, me dakordësinë e Fondit Saudit, arriti në konkluzionin që huaja do mbetej e njëjtë, por projekti do ndryshonte për t’iu përshtatur kësaj vlere. 

Pra ndërtimi i rrugës së re u ngushtua vetëm në aksin Vlorë-Orikum, dhe pikërisht ky ndryshim që Kuvendi i bëri marrëveshjes se 2017-ës, nuk është aprovuar ende nga presidenti.

“Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi të ri financiar për republikën e Shqipërisë, jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave të negociuar më parë. Analiza e vlerësimit të projektit të parë të Lotit 4 të rrugës së Lumit të Vlorës, e kryer nga autoriteti përgjegjës Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nxori një vlerë më të lartë, se sa vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. Ky është një rialokim i një detyrimi të siguruar me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvend me ligj të veçantë. Ajo që kërkohet të arrihet është që me të njëjtin fond dhe burim financiar, të negociuar dhe siguruar sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore, të realizohet një projekt infrastrukturor, ne te njëjtin qark”, sqaroi ministrja.

Meta akuzoi qeverinë se nuk ka pasur grup negociator për këto ndryshime, por edhe për këtë Denaj ka një përgjigje.

“Për këto marrëveshje mes palëve nuk janë zhvilluar negociata, palët janë dakordësuar dhe nevoja për grup negociator nuk ka qenë e nevojshme. Kjo shkresë konfirmon përsëri firmën e zotit President  në përputhje të plotë ligjore për të lëshuar autorizimin, sikurse në rastin konkret kërkojmë prej disa muajsh”, tha ministrja.

Marrëveshja u propozua të ndryshohet në gusht 2020 dhe u votua në Parlament në shtator të vitit që lamë pas, por prej rreth 4 muajsh ndryshimet vijojnë të mbeten në presidencë duke mos u dekretuar.

Ora 22:36
Presidenca akuza për bllokim të investimit në rugën e Vlorës, Denaj: Projektet ekonomike prioritet i qeverisë, financimi do bëhet realitet 

1599038481_aniladenaj.jpg
Pas pyetjeve të ngritura nga institucioni i presidencës për ligjshmërinë e marrëveshjes së huasë me Fondin Saudit të Zhvillimit, si dhe thirrjes që qeveria të mos pengojë investimin, ka reaguar përsëri ministrja e Financave Anila Denaj. 

Ministrja shkruan në facebook, se financimi për projektin e ri të zonës së Selenicës do të bëhet realitet, pasi investimet infrastrukturore që nxisin zhvillim ekonomik janë prioritet i qeverisë Rama.

“Investimet infrastrukturore që nxisin zhvillim ekonomik janë prioritet i qeverisë Rama. Rruga e Lumit të Vlorës, shtu si shumë projekte anembanë vendit po bëjnë realitet një Shqipëri ndryshe. Financimi për projektin e ri të zonës së Selenicës do të bëhet realitet”, shkruan Denaj.

Ora 17:55
Përplasja për Vlorë-Orikum/ Presidenca: Bëhet fjalë për marrëveshje të re, duhet rinegocim! E vjetra s'ka fuqi juridike (VIDEO)

Përmes një konference për mediat, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Meta, Edmond Panariti, doli për të përgënjeshtruar deklaratat e paradites së sotme të ministres së Financave, Anila Denaj në lidhje me përplasjen Presidencë-Qeveri për rrugën Vlorë-Orikum.

Presidenca thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje të re dhe duhet rinegociuar.

"Si mund të quhet e njëjta marrëveshje kur marrëveshja e parë u zgjidh nga qeveria shqiptare, kur zgjodhët nuk ka më fuqi juridik. Ligji kërkohet që të negociohet dhe më pas të nënshkruhet një marrëveshje të re Pra, zonja ministre para nënshkrimit kishit shumë detyra për të përmbushur por sicc duke as nuk i keni lexuar.

Shprehimisht Presidenti i kërkoi Kryeministrit që të merren të gjitha masat për të metat procedurale të praktikës. Ministrja i referohet si precedent ligjit nr të vitit të kaluar kinse për ta kapur Presidentin në faj.  Përmbushni sa më parë detyrimet që ju ngarkon Kushtetuta dhe ligji. Të mos dënohet kredibiliteti i Republikës së Shqipërisë në raport me partnerët ndërkombëtare", tha ndër të tjera Panariti.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem dorraci: 06/01/2021 20:38

    O Ilir ike more fund se nuk le me njerez te degjeneruar pa u dhen pushtet.Do ikim te gjithe te PS tani

    Përgjigju
  • Rapush Çafaj: 06/01/2021 18:17

    Ilir Meta e vërteta hajdut i pa diskutushëm e anti Shqiptar. Njeri pa personalitet e i pa skrupullt me një fjal një njeri super ordiner.

    Përgjigju
  • O tej: 06/01/2021 16:38

    Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?