Ministri Niko Peleshi foli sot në Kuvend për mosmarrëveshjen e opozitës dhe mazhorancës për Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up.
Peleshi tha se ishte opozita ajo që pengoi Komisionin, teksa u shpreh se opozita e “vrau gjatë natës Komisionin për ta qarë sot gjatë ditës në Kuvend.
'Kjo është seanca e dytë që më shumë se dy orë i kalojmë me gjasme procedurë. Kam përshtypjen se disa prej nesh harrojnë që kur vijmë këtu nuk janë thjesht vetvetja por janë mijëra qytetarë që përfaqësojnë dhe të përdorin mandatin për të marrë për gojë të gjithë Shqipërinë dhe ju duket sikur ju vlen për esapet tuaja elektorale. Ne e respektojmë në heshtje të drejtën e opozitës që të përdorë këtë foltore, por ka një limit. Po marrim nëpër kembë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision. Nëse do dëgjonit qoftë për 10 minuta diskutimet në Komision do kuptohet se cila pale donte të bënte punën dhe kush ishte për ta vrarë atë komsion përgjatë gjithë natës dhe për ta qarë gjatë ditës këtu. Duhet mos ta mbanin me diskitime boshe nëse diksutimi do mbahej me video apo jo. Poëer point do të thotë ekran laptop i projektuar në mur apo televizor', tha ai.
Lajmi kryesor:
Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër
S.B/ReportTv.al