Debatet për zgjedhjet presidenciale përfunduan, mësimet që nxorëm nga dy debate totalisht të ndryshme

24 Tetor 2020, 18:07| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 18:11

  • Share

I pari debat presidencial ishte një kaos i vërtet, ndërsa debati i dytë u ofroi votuesve amerikanë një kontrast më të qartë  në platformat politike midis Presidentit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden.Por cilat ishin temat kryesore të cilat mbizotëruan në dy debatet presidenciale të këtij viti, kur na ndajnë shumë pak ditë nga zgjedhjet e 3 Nëntorit.

DOMINOI COVID-19

Shkalla në të cilën pandemia e cila ka vrarë më shumë se 224,000 amerikanë, ka ndikuar në politikë dhe në jetën e votuesve ishte e qartë jo vetëm në përmbajtjen e debateve - por edhe në logjistikën e tyre.

Pas debatit të parë, Trump u përball me reagime të shumta në lidhje me përgjigjen që i dha administrata e tij krizës së shkaktuar nga Covid-19,  duke injoruar kërkesën e Klinikës Cleveland për të mbajtur maska. Një javë më vonë, në debatin  e mbajtur mes dy kandidatëve për zëvendës president mes Mike Pence dhe Kamala Harris, një xham ndau peçihlasi ndau dy kandidatët.

Një javë më pas Trump u tërhoq nga ajo që Komisioni për Debatet Presidenciale kishte provuar - kryesisht për shkak të shëndetit të Presidentit – për të mbajtur një debat presidencial dhe për pasojë debati u anulua.

Ndërkohë që në debatin e fundit, Trump ofroi parashikime tepër optimiste rreth posedimit të një vaksine pas pak javësh.  Në anën tjetër kandidati demokrat Biden tha se ai do të shtynte amerikanët të mbajnë maska, të zhvillojë udhëzime të mirëfillta për hapjen e sigurte të shkollave   dhe bizneseve dhe  do t'i kërkojë Kongresit më shumë fonde për ta realizuar atë. Por ndryshimi i tyre më themelor është se si amerikanët duhet të përshtaten me praninë e virusit.

"Ne jemi duke mësuar të jetojmë me të," tha Trump.

 “ Jemi mësuar të jetojmë me të? Të lutem. Ne po vdesim me të."

Një përrallë, por një Trump me dy karaktere

Trump ishte si një bombë shpërthyese në debatin e parë, duke ndërprerë vazhdimisht Biden dhe moderatorin Chris Wallace ndërsa injoronte pyetjet e tij. Në debatin e fundit pamë një Trump shumë më të qetë - duke e lënë Kristen Ëelker të NBC të bënte të gjitha pyetjet dhe Biden t'i përgjigjej atyre . Republikanët të shqetësuar për një katastrofë, mundën të marrin frymë lirisht.

" Jam xheloz," tha Wallace në Fox News pas debatit të së enjtes mbrëma. "Do të doja të kisha qenë në gjendje të moderoja atë debat dhe të merrja një shkëmbim real të pikëpamjeve në vend të qindra ndërprerjeve."

Por problemi më i madh për Trump, është fakti se mbi 50 milion vota janë hedhur tashmë dhe megjithëse ai dha një performancë të mirë, mund të mos ketë qenë e mjaftueshme.

Biden sërish goditi në shenjë

Sondazhet e CNN- menjëherë pas debatit treguan një fitore të Biden në të dyja debatet. Shumicë besonte se Biden fitoi debatin e parë (60% Biden, 28% Trump) dhe të dytin (53% ndaj 39% të Trump).

Por ai gjithashtu ishte fituesi politik i asaj që nuk ndodhi - një debati të planifikuar të mbahej në Miami me 15 Tetor , i anuluar për shkak të Trump pasi ai refuzoi të respekton vendimin e Komisionit të debateve për ta mbajtur atë virtualisht.

Duke braktisur debatin, Trump sakrifikoi një nga mundësitë e tij për të ndryshuar trajektoren e një gare të cilën sondazhet tregojnë se po e humbet.

Në vend të kësaj, kandidatët ranë dakord për të mbajtur debate në televizione të ndryshme, ku sërish  në bazë të të dhënave të siguruara  debati i Biden tërhoqi një audiencë të drejtpërdrejtë më të madhe se ajo e Trump.

Trump e humb statusin si ndryshues e rregullave të lojës

Presidenti u përpoq të fuste në rrjedhën kryesore konspiracionet e paprovuara në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të djalit të Biden, Hunter Biden, në Ukrainë dhe vende të tjera të Lindjes. Por përpjekjet e tij dështuan. Trump u përqendrua në referencat e paqarta në email dhe në të ashtuquajturin "njeriu i madh" që shumë pak njerëz do të ishin në gjendje ta kuptonin. Në përfundim të debatit Wall Street Journal postoi një postim ku Trump kishte parashikuar të ishte një lojë-ndryshues , por që në fund e vetmja gjë që arriti ishte të përqendrohej ishte korrupsioni i  familjes Biden.

Episodi demonstroi se sa ndryshe Trump, po përballet me Biden, i cili në bazë të sondazheve është relativisht  më popullor sesa Hillary Clinton, e cila ishte jo popullore dhe e kishte të pamundur ti shpëtonte serverit të emaileve të saj të bëra publike.

Trump, nis sulmet “ Pse nuk e bëtë ju

Presidenti në debatin e së enjtes goditi Biden për dështimin për të zgjidhur probleme si racizmi sistematik, kur ka qenë më shumë se 47 vjet në zyrën e zgjedhur.

"Ju vazhdoni të flisni për të gjitha këto gjëra që do të bëni. Pse nuk i realizuat?" Tha Trump.

Nuk ishte një goditje e pastër, sepse e lejoi Biden të tregonte disa arritje të administratës Obama. Por nëse qëllimi i Trump ishte të  bëntë të dukeshim më të parëndësishme premtimet e Biden,  ajo ishte strategjia e duhur.

Por ai kurrë nuk doli me një axhendë për mandatin e dytë

Kontrasti ishte i dukshëm: Biden ofroi një pagë minimale 15 dollarë në orë, shpenzime stimuluese për të ndihmuar qeveritë lokale dhe shkollat,  për të filluar tranzicionin e vendit drejt energjisë së pastër, një plan të  kujdesit shëndetësor që do të mbronte ata me kushte para-ekzistuese më shumë.

Trump tregoi shumë pak për politikat e ardhshme. Ai i kaloi të dy debatet duke mbrojtur mënyrën sesi ai është përgjigjur ndaj pandemisë, duke mbrojtur veten në akuzat e ngritura ndaj tij si racist dhe duke hedhur dyshime mbi aftësinë e Biden për të arritur axhendën e tij - por ai kurrë nuk përshkroi se si mund të duket një mandat i dytë Trump.

Kujdesi shëndetësor 

Trump kaloi një pjesë të të dy debateve duke mohuar realitetin e veprimeve të tij. Administrata e tij ka argumentuar në Gjykatën e Lartë se ajo duhet të zhbëjë Obamacare,  përfshirë aty edhe ata me kushte para-ekzistuese. Trump ka premtuar prej kohësh - por asnjëherë nuk e ka realizuar - një plan që do të zëvendësonte Obamacare, duke përfshirë mbrojtjen e tij për ata me kushte para-ekzistuese.

Rrëshqitja e Biden

Mund të ketë qenë një nga gabimet e vetme domethënëse të ish-zëvendës presidentit kur deklaroi se do të largohej nga industria e naftës. Trump ndërhyri menjëherë, duke e quajtur atë një "deklaratë të madhe" dhe duke pyetur nëse  të gjithë shtetet prodhuese dhe qytetarët po e dëgjonin me vëmendje deklaratën e Biden. "A do ta mbash mend këtë, Teksas?" tha ai. "A do ta mbani mend, Pensilvania, Oklahoma, Ohio?"

Grupi elektoral i Biden u përpoq të rregullonte dëmin më pas, duke thënë se ai po i referohej vetëm subvencioneve federale për industrinë e naftës dhe se ai e nënkuptonte largimin e ngadaltë nga karburantet fosile ndërsa vendi  lufton ndryshimet klimaterike.  Deklarata e Biden bëri që disa demokratë në shtetet prodhuese të naftës të distancohen nga ai.

Një tjetër gabim i Biden: Ai tha se Trump po gënjente kur Presidenti tha që Biden më parë kishte kundërshtuar gërmimet. Biden, në fakt ka thënë se ai ishte kundër tij - megjithëse ai e ka kundërshtuar vetveten dhe ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari për gaz natyror, i cili është i rëndësishëm për ekonominë e disa shteteve si Pensilvania. Duke pohuar se ai nuk kishte thënë diçka që ai është duke e thënë qartë në video, Biden i dha fushatës Trump ushqim  të shumtë për reklama.

Me hapet pozitivë dhe negativë të dy kandidatëve, ngelet për të pritur vetëm pak ditë deri në verdiktin final, atëherë kur edhe votuesit amerikanë do të shprehin votën e tyre për kreun e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?