Martin Camaj dhe Ernest Koliqi

Debati/ Auron Tare: Camaj e Koliqi me UDB-në! Ndreca: Je mediokër! Replikon studiuesi: U shkollove nga ish-anëtarë të Komitetit të Prizrenit

6 Korrik 2020, 11:03| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 17:24

  • Share

Studiuesi Auron Tare ka publikuar një shkrim që pritet që të hapë shumë debat. Tare pretendon se dy shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës. "Ftoj dashamiresit e historise te lexojne nje punim i cili me ka kushtuar mjaft kohe per tu pregatitur. Kjo jo vetem per temen delikate qe trajton por edhe per hulumtimin e arkivave te shperndara ne disa vende. Dokumentacioni origjinal i arkivave verteton katerciperisht se Koliqi dhe Camaj ishin per nje kohe te gjate ne sherbim te inteligjences se huaj. Marrdheniet e tyre te komplikuara me sherbimet sekrete Italiane, amerikane, gjermane, UDB-s. Si duhen trajtuar keto figura ne driten e fakteve te reja? Duke mos dashur te zgjatem shpresoj se koha e harxhuar do ta justifikoje interesimin e lexuesve" shkruan ai. Pas publikimit të shkrimit, reagimi i parë ka ardhur nga studiuesi Ardian Ndreca. Ai e cilëson Taren si megallomanan, ndërsa thekson se historia na mëson se Koliqi dhe Camaj ishin në krahun e drejtë. Sipas tij, shkrimi i Tares nuk kishte asnjë fill logjik, nuk kishte as erë arsyeje historike, veç disa dokumente të pakontekstualizueme, e mandej shumë hamendësime që dy rreshta ma poshtë paraqiteshin si të vërteta historike të provueme e ma tej rishtas makinacione dashakeqëse prej sigurimasi.

"S’do ta kisha mendue kurrë se nën atë fytyrën prej Shvejku baballek të Auron Tares mund të mshehej nji historian i hollë që përpiqet me hjedhë ndonji kovë baltë mbi figurat e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt. Por ky Tarja ka meritën se të paktën nuk asht marrë me veprën e tyne por ka ba detyrat e shtëpisë tue u ushtrue në atë profesionin e vetëm që njeh. Tarja ka nisë me gërmue virtualisht ndër arkiva në vend që me vijue me koleksionue gëzhoja të ndryshkuna ndër poligonet ku dikur i kallte datën Paktit të Atlantikut. Fotokopjet e Tares ndër arkiva janë si fotokopjet e bankënotave të Bankës së Shtetit që ndokush mundohet me t’i shitë si të vërteta. Përtej humorit, pse në fund të fundit i shkreti asht produkt i patjetërsueshëm i kohës dhe rrethanave që e kanë prodhue dhe e ka këtë tarë të pashlyeshme në vetvete, shkrimi i tij s’kishte asnji fill logjik, nuk kishte as erë arsyeje historike, veç disa dokumente të pakontekstualizueme, e mandej shumë hamendësime që dy rreshta ma poshtë paraqiteshin si të vërteta historike të provueme e ma tej rishtas makinacione dashakeqëse prej sigurimasi.

S’po pretendojmë që Tarja të kishte kapë pasaktësitë e dokumenteve që me nder me thanë ka shqyrtue dhe as të kishte shmangë pohimet e rreme me shumicë (psh. Koliqi ambasador në Vatikan në vitin 1943!!) – e gjithë kjo të ban me mendue sesa lehtë të kishte hangër dreqi dikur me pasë përfundue para Tares me çfarëdolloj uniforme të ishte veshë ky i fundit! Tarja asht qartësisht nji prej megallomanëve nostalgjikë që ka të drejtën me shkrue çfarëdolloj gjaje t’i kërcejnë në krye, madje ka meritën që s’e mshehë këtë gja, përkundër më habit dashakeqësia e atyne që kontrabandojnë si të ishin studime historike ato që Tarja – i pafuqishëm në artin e historishkrimit – gjen të gatshme në internet dhe i ban copy/paste me zellin e nji Shvejku hoxhist.

Në nji shenj vendi m’u dhimbt madje se s’kishte mbërrijtë me e mshehë nostalgjinë për kohën e “shkëlqimit” të Sigurimit! Lodhesh kot o Tare, deri dje kishit nji makineri të fuqishme dhune dhe shpifje që për 50-vjet nuk mbërrijti me i ba gja as Koliqit dhe as Camajt, asht peshë e randë për ty, manipulator mediokër dhe injorant në sensin pozitiv të termit, me zëvendësue i vetëm nji sistem të tanë! Pastro ma mirë pluhnat koleksioneve të distinktivave me maoceduna dhe me buste të Enverit se aty e gjen veten 100%, pse te Koliqi e te Camaj ti s’mbërrin kurrë, edhe me u çue në maje të gishtave! Me të dhanë ty besim kur ban se po gjurmon të vërtetat historike asht si me ia besue repartin e kirurgjisë në QSUT atij berberit që ka dyqanin përballë spitalit! As Koliqi dhe as Camaj s’e kanë shtëpinë aty ku ti pandeh se ia ke gjetë emnin. Asht e kotë me të spjegue ty dallimin mes rastësisë dhe domosdoshmënisë historike, pse këto gjana nuk bajnë pjesë tek manuali bazë i pushkës model 56. Historia na mëson se Koliqi dhe Camaj ishin në krahun e drejtë, ndërsa taborri yt sot e 30-vjet ma parë falimentoi me turp përpara historisë tue lanë nji popull të izoluem, të unshëm, të përçamë për shkak të pronave të grabituna, të padijtun dhe të pashpresë" shkruan Ndreca.

Auron Tare ka vijuar replikën me Ndrecën duke iu përgjigjur përmes një postimi në Facebook. Tare e akuzon se pasi mbërriti në Romë ndryshoi mbiemrin dhe se shkollimi i tij është bërë nga ish-anëtarë të Komitetit të Prizrenit, prandaj sulmon. 

"Ne Mbrojtje te Shvejkut. Ky eshte Shvejku. Nje nga personazhet me te dashura te femijerise. Sot eshte pergojuar nga nje zoteri me emrin Ardian Ndreca. Une Shvejkun e kam dashur shume, e kam lexuar shpesh, dhe me ka bere ti shikoj personazhet jetesore me humor dhe mos ti mar shume seriozisht. Per kete arsye edhe Ndrecen e marr me shume humor por po I shkruaj keto rradhe ne mbrojtje te te Shvejkut. Me vjen keq qe nje personazh qe e quan vetem mesimdhenes ne nje Universitet Italian e quan Shvejkun injorant. Duhet te jesh shume i pa lecitur qe te krahasosh Shvjekun me dallkauket qe vertiten duke treguan diploma pa vlere. Personazhi yne Ndreca (aka Marku) e krahason Shvjekun me nje injorant si puna ime. Fundi I fundit kush jam une qe ta ulesh kaq shume figuren e Shvejkut? Askushi, e pra si ka mundesi qe nje mesimdhenes I nje universiteti Italian mer mundimin ti dedikoje nje shkrim te tere si Shvejkut si mua? (aa me falni sapo me thoni se Z Ndreca qenka zgjedhur si anetare i akademise se shkencave)

Mesimdhenesit Ndreca (aka Marku) dicka I ka djegur ne botimin tim (Drite hije te Koliqit dhe Camajt) sa qe pa gdhire ka mbushur faqet e portaleve shqiptare me reagime tipike per ata qe tallte Ushtari I mire Shvejk. Nuk deshiroj fare te merrem me replike me mesimdhenesit Ndreca ( aka Marku) prandaj ne keto rradhe doja thjesht te mbroja Shvejkun personazhin komik te femijerise. Sa per Ndrecen I cili pasi mberriti ne Rome dhe ndryshoi mbiemrin e femijenise mund te flas ndonje here tjeter pasi mbeshtetja dhe shkollimi i tij nga ish anetare te Komitetit te Prizrenit meriton nje shkrim me vete. P.S. per te gjithe ata qe duan te mesojne me shume mbi Komitetin e Prizrenit mund te lexojne shkrimin te Pejsazhet e Fjales" shkruan Tare.

Por cfarë ishte ky komitet? Në shkrimin e tij që ngjalli debate, Komiteti i Prizrenit sipas Tares ishte një organizatë thellësisht politike, e cila 'përpos organizimit të një force të armatosur, gati për t'u përdorur në një moment opurtun, ishte pikë së pari një organizatë përmes së cilës UDB-ja kishte ndërtuar një rrjet informativ për të depërtuar jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporën shqiptare, pra një organizatë spiunazhi' thotë Tare.

Lexo ketu shkrimin e plote te Auron Tares

Komento

Komente

  • Eugeni: 07/07/2020 11:10

    Para "i cili" duhet te vini presje z. Tare. "Përgatitur" e jo "pregatitur". "Për ta përgatitur" e jo "për tu përgatitur" (sepse e keni përgatitur ju). Marrëdhënie e jo marrdhenie. Sa për "ë"-të, të gjitha i ke kthyer ne "e". E sa e sa gabime te shqipes në kaq pak rreshta.

    Përgjigju
  • karidi: 07/07/2020 09:33

    o Auron, pyete icik isain ca ka qene

    Përgjigju
  • Konjak: 06/07/2020 21:53

    Edhe njehere per zoterinjt , Camaj dhe Koliqi nukse kan qene kurrsesi armiq te shqipetareve . Shkrimet e tyre duken qartazi, atdhetare , pro perendimore . Ndoshta shkrimet e tyre i kane shkelur dikujt ne kallo . Nje perkrahie e gabuar ,ne kohen e gabuar e Italise Musoliniane nga zoteri Koliqi beri qe te ndeshkohej politikisht , duke qendruar jasht atdheut te tij .Nje njeri qe nuk pajtohet me nje politike te caktuar , qe udheheq shtetin ; nuk mund te quhet armik i popullit . Siduket kemi akoma njerez qe u ka mbetur ora 70 vjet pas .

    Përgjigju
  • Patriotii: 06/07/2020 19:27

    Un mendoj se tare ka shum te drejt jo me kot xhaxhi i madh (i ndrit shpirti atje ku esht)as donte tu zihej emri ketyre tradhetareve....sado te medhenj te ishin ishin tradhetar....

    Përgjigju
  • Delinquenti: 06/07/2020 12:02

    O Ndrece se ke kaq besim ne vetvete nxirr dokumenta qe te vertetojne te kunderten e Tares dhe lene Taren mos u merr me Taren DHE NJI HER SE KE B.. TH DHE VERTETO TE KUNDERTEN BUJRUM

    Përgjigju
    • O moj Shqiperi: 06/07/2020 16:01

      Ndreca leh aty ku han. Zotni-shoku Ndrec qe ka kohe qe i ka hipur gamorit se prapthi duhet te mos i quaj dokumentat e deklasifikuara te CIA-s si fotokopjet e bankënotave të Bankës së Shtetit (eshte mesuar duket ne Vatikan)por para se te replikoje ti studioje ato dhe (jo librin e Hashekut) te formoje mendimin e tij. NGUTJA E NDRECES PER REPLIKE NA TREGON SE NGA VITI 2080 DO DALIN DOKUMENTA TE DEKLASIFIKUARA JO PER BREZIN E KUQ POR PER PRIFTIN E KUQ..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?