Pas lojës që i bëri Luizi duke çuar në nominim Kristin dhe Armaldon, kanë nisur debatet e ashpra. Kristi u përplas me Luizin, të cilit i tha se nuk e beson aspak duke shtuar se bën veprime si “skuth” vetëm për të mbajtur Armaldon brenda, jo për ta nxjerrë jashtë.
Luizi tha se ai nuk po bën ndonjë gjë për ta mbajtur Armaldon në shtëpi dhe shtoi se edhe sikur ai të mos merret fare me Maestron, ky i fundit ka mbështetje të madhe nga banorët e tjerë.
Diskutimi:
Kristi: Ti duhet ta bëje atë në mënyrë më dinjitoze, mos më bëj skuthin tani. Ti kur the arsyet një herë the dua Keisin, pastaj ka gjëra të pa lara prej dy muajsh. E trajtove sikur ne jemi gjëra që ti i loz si do ti. Me ty kam qeshur, kam luajtur, tani jo më. Unë nuk do dal në atë mënyrë ashtu, me atë budallallëkun e tualetit.
Luizi: Quaje si të duash. Tani quhem skuth unë se dole në nominim. Të kapi njeri me zor për të hyrë në tualet? Pse nuk shkove në dhomën e rrëfimit? Armaldo del jashtë të shtunën, e di unë. Unë ia kam arritur qëllimit, këtu doja t’ju shikoja. Po kapesh me mua që të rrish akoma, e ke gabim se do zhytesh.
Kristi: Kush tha që nuk kam shkuar në dhomën e rrëfimit për t’u sqaruar? Disa gjëra nuk i themi dot. Unë me Luizin jam treguar shumë tolerant, e di shumë mirë. Arsyet që ke pas asaj janë shumë të dobëta. Më bën të ndjehem shumë keq. Nuk ke bërë gjë më të shëmtuar. Je mega skuth, mega, mega, mega skuth. Ka dy muaj që ka ndodhur, pastaj the “ti i the Kiarës kështu”, budallallëqe.
Luizi: Ti për mua nuk je në këtë shtëpi, pavarësisht se u ktheve prapë. Unë zgjodha dy persona që më kanë borxh. Me ty jam treguar “nona”, e hëngre, mbaje tani.
Kristi: Unë çuditem nga arsyet që Luizi dha. Bën gjithë skuthëlliqet e botës që të mbajë Armaldon.
Olta: Ke patur frikë gjithmonë ti kthehesh Luizit dhe sot, nuk është tolerancë ajo që ke bërë, kjo është të kesh frikë. Herën e parë nuk i kërkove llogari se kishe Sabianin këtu dhe e dije që nuk dilje, tani e di që je i dale.
Ky luizi me te verte nji njeri i fallso ky ban Si ky e ska ma ama ose ky i krahet e ngroh se do fitoj b b v pore ky eshte nje njeri genjeshtar ka ba kompromis me Eduart greshen qe ne fillim dhe esht blog genje jam semure i ashte vane asaj bretkoses qe vetem pispillohet sbane adnji gje atjeter ajo eshte koti pore duket se kto qe drejtojne kete jane me hile
Përgjigju