Erion Braçe, dokumenti dhe Qazim Mulleti

Politikë

Debati mbi 'Prefektin', publikohet dokumenti i firmosur nga vetë Qazim Mulleti: 3 ekzekutimet me vdekje u kryen! Braçe: Fashizmi nuk është opinion, është krim

3 Dhjetor 2021, 10:07| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 10:47

  • Share

Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti” debatet mbi figurën e Qazim Mulletit kanë qenë shumë të forta nga personazhe të ndryshëm publikë në vend. Së fundmi është publikuar një dokument i firmosur nga vetë ish-Prefekti dhe kryebashkiaku i Tiranës në periudhën e pushtimit fashist, Qazim Mulleti.

Në dokument Mulleti i shkruan Ministrisë së Brendshme se ka nderin t'i njoftojë se ekzekutimi i të dënuarve me vdekje Hamzi Mëzizi, Nikolla Tupa dhe Ferit Xhajku është kryer.

Dokumentin e ka publikuar në Facebook edhe deputeti socialist Erion Braçe.

"Fashizmi nuk është opinion, as Teatër, as komedi! Fashizmi është krim! Urdhëroni: Kur pushkatoheshin antifashiste në Tiranë dhe prefekti kishte “nderin” të raportonte kështu! Puthini dorën tani", shkruan Braçe, pasi publikon dokumentin.

Dokumenti, Qazim Mulleti njofton ekzekutimin e 3 të dënuarve me vdekje

Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti. Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen. Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”, duke thënë se nuk e kuptonte se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”.

Me një lidhje me Skype për Report Tv, mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti tha se vepra denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës teksa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qazim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.

Ora 10:41
Familjarët e Qazim Mulletit i përgjigjen Erion Braçes: Nuk mund të viheshin prefektë paraardhësit tuaj injorantë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes një postimi dje në Facecook, është përfshirë dje në debatin e lindur pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti”. Braçe ka shkruar se Qazim Mulleti ka qenë i komanduar në atë post nga Fashistët e Nazistët dhe është bashkëpunëtor i tyre.

Në postim Braçes i është përgjigjur Mira Dine, mbesa e Qazim Mulletit. Dine shkruan se ai shpëtoi hebrenj dhe se bashkëpunimi me pushtuesin ishte institucional.

Postimi i plotë i Mira Dine

Me këtë postim që keni bërë shoku Braçe, tregoni se nuk keni bërë shkollë tjetër veç asaj të PPSH. A e dini ju se për postin shtetëror nuk mund të paragjykohet si bashkëpunëtor, se bashkëpunimi është brendia e detyrës së politikanit dhe ju bashkëpunoni me demokratët, por mbeteni socialist.

A e keni parë Schindlers List dhe ai bashkëpunonte për të shpëtuar jetë njerëzish, dhe para një muaji u nderua dhe një oficer gjerman nazist në Gjermani, se ka shpëtuar jetë njerëzish. U deshën 77 vjet që oficeri nazist të nderohej, s’e paragjykoj si po bëni dhe ju në rastin e fisnikut Qazim Mulleti… Hiqini syzet e paragjykimit, shoku Braçe, dhe shikoni të vërtetën, sesa hebrenj ka shpëtuar fisniku Qazim Mulleti duke i dërguar në malësitë e Tiranës te miqtë e vet besnikë…

Natyrisht, paraardhësit e sojit tuaj analfabetë nuk mund të viheshin në kryetar bashkie në atë kohë kur ai i sqaronte tironsit, që Gjermania e humbi luftën, tashti armiku kryesor nuk është nazizmi, se ato nuk rrinë këtu përjetë, po armiku kryesor është bolshevizmi… Të mos na pushtojë komunizmi…

Ai ka bërë punë sqaruese me të rinjtë tironas duke i sqaruar se çfarë do t’i gjente kur të vinte komunizmi…por asnjë nuk e besoi …as e shoqja, që nuk shkojë e hoqi skëterrë në vendin që ndërtuan paraardhësit e socialistëve… Ai qe profet dhe ka treguar me imtësi se çfarë do t’i gjente njerëzit në komunizëm. Ai njihte bolshevizmin, si askush tjetër…Dhe historia i dha të drejtë….

Që me 22 nëntor 1942, me humbjen e armesë së gjashtë në Rusi me gjeneralmarshall Paul, ishte e qartë për gjithë ata që ishin politikanë, strategjikë betejash luftëtarë (Qazimi ka luftuar kundër serbëve) se Gjermania e humbi luftën… po ju, o shoku Braçe, nuk merrni vesh nga politika e strategjia po vazhdoni bëni propagandë… Mos u bëj merak, se fisnikun Qazim Reshat Mulleti do ta nderojë e ardhmja, se ai qe një humanist strategjik, një intelektual antibolshevik… Shko laj gojën, more shërbëtor Braçe, kur të përmendësh emrin e fisnikut QAZIM RESHIT MULLETI, se nuk ke ti të drejtë të përgojosh atë…

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/12/2021 03:17

    Ka ardhur koha te rihapen dokumentet e dosjet,se po tentohet qe tradhetaret e bashkepuntoret te na i paraqesin si <<fisnike>>.<<heronj>>.etj.Ky dokument eshte shume i rendesishem dhe duhen nxjerre te tjere,jo vetem per Mulletin.Ka patur raste,kur ne gjyqet speciale,ose ne ate te historise,denimet nuk perputhen me aktin,apo rendesen me te cilen jane paraqitur.Sa per znj.Dine.Q.Mulleti nuk bashkepunoi me forcat shqiptare,ai bashkepunoi me pushtuesit ashtu sic bashkepunuan Lavali dhe Kuislingu (edhe ata politikane ishin dhe fundin e tyre e dini shume mire).Vertet ka shpetuar,hebrej,ka shpetuar dhe komuniste qe ju zonje me qellim nuk i permendni,por ka bere dhe gjera te tjera qe e njollosin figuren e tij.Vertet ishte antizogist,(sic thote nje komentues me poshte),por ndryshe nga Noli,Mulleti me shoke nxituan te riktheheshin me pushtuesit dhe te merrnin poste e rroga prej tyre dhe asnjeri prej tyre cuditerisht nuk reagoi kunder pushtimit.Vertet znj.Dine pushtuesit u treguan te zgjuar vune njerez me shkolle dhe jo karrociere e teneqexhij sic vuri Enveri,por si intelektuale,a nuk duhet te dinin me mire se ai post dhe ajo rroge ishte prej pushtuesi dhe ishte shek.XX,ku bota nuk ishte me aq indiferente,mos valle keta zyrtare <<fisnike>> mendonin se Italia e Gjermania do te qendronin 500 vjet,sa Turqia qe ata te gezonin pushtet brez pas brezi?!Dhe te lutem, mos e krahaso Mulletin me Schindlerin.Schindlers ishte nje kapitalist i thjeshte qe shpetoi hebrejte,kurse Mulleti ishte prefekt e kryebashkiak.kishte shume me teper ne dore,per fatet e njerezve,se sa nje sipermarres i thjeshte.

    Përgjigju
  • Beni: 03/12/2021 14:04

    Percarja e shqiptareve vazhdon akoma me e thelle. Me tipa si ai loloja i teatrit apo Beratit. Nxjerrin shkresa qe Prefekti njofton ministrin e nje qeverie kuislinge qe kishte si lider Mithat Frasherin. Qe lideri yne sot e ka marre per zemer ta shpalle poshte e lart si te perndritur. Dhe ashtu qe gjithe jeten, me perkashtim te episodit te L2B. Prefekti as i denoi dhe as i ekzekutoi. Ndersa kemi pare fakte dhe prova nga me rrenqetheset se si diktatori urdheronte vrasje pa gjyq fare. Jo per kuislinge po per inteligjencen e vendit. Ashtu si bejne soji i teatrit dhe Beratit nuk kane lene gomar so vetja pa lene ne krye nderkohe qe kuajt e shkrete degdisen neper bote.

    Përgjigju
    • Bureto: 03/12/2021 17:45

      Thuhet se ekstremet puqen! Dmth fashizmi dhe komunizmi puqeshin ne gjithshka, me nje ndryshim: Fashizmi thoshte ha dhe hesht, në të kundert komunizmi thoshte mos ha dhe hesht! Jane shkruar volume te tera per bemat dhe gjemat e diktaturave, por në vend te pare qendrojne diktaturat komuniste, vecanerisht ajo staliniste, polpotiste dhe enveriste.

    • Resmiu: 03/12/2021 16:45

      O Ben , fare e keqe komunizmi, eshte si rrenjet e barit qe po nuk i dogje mbijne prape.

  • ZENUN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/12/2021 13:53

    O Zonja mulleti po ku e njef ti familjen Braçe ? ? ? Familja Braçe jan me kultur e shum intelektual në familje mos e ngtro mi jahu mi tpreft kolera mi ije e mos e ngatro me familjen tënde injorante e debil tirone. Po ti që thua injorant ça arsimi ka familja jote se krimineli Enver Hoxha sju la me bo shkoll ku u shkollove ti apo u shkollove te sekretari partis salheu duke bler dipllom te kristali o familja mullet palli.

    Përgjigju
    • Gjergj: 03/12/2021 17:08

      O Zenun, o bujk. Erion Brace është një tipik fshatari, format llapaqenësh që nuk ia vlen ti vësh vëmëndje fare, prodhim i rrumpallës dhe gjirizit të këtij tranzicioni shpërfytyrues. Për historinë dhe personazhet e saj, le të flasin historianët ,,,,bujqit le të kthehen tek arat e të parëve të tyre dhe mos të na ndotin më ambjentin me "llapaqenësitë boshe" . U ngritën këmbët ti bien kokës.

  • Beni: 03/12/2021 12:10

    Per Mira Dine shume shqipetare kane qene te emeruar nga pushtuesit po skane bere emer kaq shume sa zoti prefekt sa per faktin se ka shpetuar jete hebrenjsh a mund ta vertetoni zonje te pakten nje dokument sepse na bie qe qe te gjithe te emeruarit e pushtuesve te na jene shpetimtare tashti sa per profet eshte shume ti thuash po nejse eshte debat qe s’ia vlen

    Përgjigju
  • niko: 03/12/2021 12:04

    nuk eshte pushkatu njeri si antifashist o xhuxh, por si terrorist. fashzmin e priti me lule ky popull.

    Përgjigju
  • nipi: 03/12/2021 11:40

    Ku ke goje ti mer katunar berati te folesh per qazim mulletin mer komunist muti, juve ju vite hakut ai fare e felliqme

    Përgjigju
    • Bureto: 03/12/2021 13:59

      Gjigandi Braçe duhet te shpjegoje se pse u ekzekutuan, me gjyq apo pa gjyq, cila ishte akuza, a kishte prej tyre qe ekzekutonin me atentate kundershtare politike te komunisteve etj. ne Tirane jane kryer shume vrasje ne ate kohe nga njesitet e guerile dhe kur atentatoret kapeshin gjykoheshin dhe sigurisht qe denoheshin sipas ligjeve te asaj kohe. Keshtu justifikohen dhe sot e gjithe diten kriminelet e kohes se komunizmit kur u duhet te justifikojne krimet e btyre: Epo mashtuishte koha! Krimet ne kohen e luftes me akte terroriste i ka pohuar vete Gogo Nushi, ishsekretar politik i Qarkorit Tirane ne mbledhjen e Pleniumit te Beratit tetor 1944, pohime qe jane te dokumentuara dhe te botuara. Braçja eshte kopje e deputetit te tij B.Çela, i cili bashkengjiti dhe botoi foton e diktatorit me flamurin diten e Pavaresise. keto provokime Bracja nuk i quan, por ka fytyre dhe merret me Qazim Mulletin. Ç'di ai per kete personalitet te Tiranes qe pervecse i kulturuar e patriot, ishte kundershtar I Zogut qe enveristet e kane shume "qejf", mori pjese ne grushtin e shtetit kunder t9ij ne qershor 1924, dhe mbasi Zogu u rikthye shkoi ne Itali si emigrant politik. U rikthyen si gjithe nacionalistet me pushtimin e Shqiperise, te ciles nuk i doli zot as Mbreti, por as dhe baballaret e Enveristeve te sotem, qe shiten si patriote dhe qe u qan zemra per popullin, por qe shohin vetem kolltuqet dhe parate, qe u shkon per shtat poezia e Ali Asllanit.

    • fushebardha: 03/12/2021 13:27

      Prandaj ja mbathi kur e moren kamunistat se ju vinte hakut . Pastaj akoma se ke mesu mor katnar se emerat shkruhen me germe te madhe ne fillim .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?