TIRANË - Debatit mbi drejtësinë e re dhe SPAK-ut, ku Berisha kërkon shkrirjen e tij dhe Partia Socialiste e ka vënë në shënjestër të kritikave për rritjen e standardeve, i është bashkuar nga burgu edhe Ilir Meta.
Nga qelia nr. 5 e burgut 313 Meta tha se Reforma në Drejtësi duhet të kthehet në shinat e përcaktuara nga Komisioni i Venecias dhe kërkoi “Vetting” të vettingut.
Një paralajmërim kreu i PL pati edhe për prokurorët duke thënë se në detyrë duhet të rrinë vetëm ata që zbatojnë ligjin.
“Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016 ose ndryshe duke bërë VETTINGUN e vettingut rilindas. Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash. Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë.”, shkruajti Meta, duke kujtuar sipas tij “kontributin” që ka dhënë për reformën.
“Megjithëse votimi konsensual sabotohej nga Edi Rama me çdo formë dhe mënyrë, Ilir Meta ndërpreu seancën plenare dhe uli në tavolinë ambasadorët e SHBA dhe BE, si dhe faktorët politikë kryesorë, përveç Ramës dhe realizoi votimin historik me 140 vota” u shpreh ai nga burgu
Meta thotë se drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi i tij.
"Tani është koha të hedhim në Lanë regjimin kukull të Sorosit, siç e hodhën në Vardar qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe kur Sorosi drejtonte SHBA dhe Departamentin e Blinkenit.
Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë duke iu rikthyer “shinave veneciane” të 21-22 korrikut 2016 ose ndryshe duke bërë VETTINGUN e vettingut rilindas. Gjyqtarët dhe prokurorët që zbatojnë ligjin të vazhdojnë punën, ndërsa ata që duan të bëjnë politikë le të hyjnë në politikë si Di Pietro që e nisi si “hero” dhe e përfundoi si Ministër tenderash.
Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve dhe ky është zotimi ynë'
Komente
