Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Politikë

Debati në KAS/ Yuri Kim 'kujtesë' autoriteteve: Të sigurohen rregulla të barabarta! Çdo gjë më pak, një hap prapa për demokracinë

3 Prill 2021, 16:20| Përditesimi: 3 Prill 2021, 16:29

  • Share

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me debatin në KAS për fletën e votimit, për të cilën u vendos sot për atë me numra dhe jo për atë me emra e miratuar nga KQZ, si dhe për ngjashmërinë mes logos së PD dhe asaj të BD.

Me një shënim në Twitter, Yuri Kim shkruan se është e rëndësishme që në zgjedhje të sigurohen rregulla dhe kushte të barabarta për të gjithë dhe se çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe "një hap prapa për demokracinë".

“Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë", shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj.

Ditën e sotme Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ njoftoi se ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit me emra dhe duke vendosur për atë numra. Ndërkohë, këtë vendim të KAS PD do ta anikomojë në Kolegj Zgjedhor.

Po ashtu KAS rrëzoi edhe kërkesën e PD që kërkoi që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale. U pranua edhe kërkesa e Bindjes Demokratike për të zëvendësuar siglën e saj në fletën e votimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?