Debati në komision/ Zhupa: Mos u bëni ushtarë! Shikoni Butrintin e ndalni Ligjin e Trashëgimisë! Koçi: Kush bën më shumë korrupsion, njerëzit publikë a privatë?

5 Tetor 2022, 15:26| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 21:45

  • Share

Që pasuritë e trashëgimisë kulturore të administrohen vetëm nga shteti,  e të ardhurat e siguruara nga to të arkëtohen vetëm në buxhetin e tij, Deputetja e PD-ssë Ina Zhupa ka depozituar në kuvend projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për trashëgiminë kulturore e Muzetë”, të ndryshuar në 2018-ën, që i dha rrugë të lirë dhënies së Butrintit në menaxhim një Fondacioni. Prezantimi i këtij projekligji në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, nisi me autokritikë nga ana e Zhupës, për mosankimimin në kohë të tij. Në këto rrethana, nuk mbetet tjetër veçse tentative për të kthyer disa nene të tij.

Me precedentin e rastit të Butrintit, theksoi Zhupa, jo vetëm që është shkelur Konventa e Parisi, por moskundërshtimi i lë rrugën të lirë dhënies së siteve tona të  tjera trashëgimisë privatit. Për më tepër, sipas saj, parë rastin e Butrintit me një përfaqësues të vetëm në bord, shteti  e organet audituese do ta kenë të vështirë të ndjekin ecurinë e menaxhimit.

Ndonëse në pritje të relacioneve të komisioneve të tjera, komisioni përgjegjës i edukimit sot zhvilloi vetëm një seancë dëgjimore, përsëri nuk munguan debatet, jo për dhënien e siteve privatit, por për tonet e ashpra të Zhupës, ndërsa kërkoi miratimin e ndryshimeve nga kolegë të maxhorancës.

Kryetarja e Komisionit, shkrimtarja Flutura Açka, gjatë fjalës së saj, u tërhoqi vëmendjen kolegëve sa i përket Hodges në krye të Bordit të Butrintit, ndërsa literatura e leksionet e tij përmbajnë thënie të forta antishqiptare.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?