Politikë

Debati në Kuvend/ Berisha: Nëse falin gjobat, t'ua kthejnë atyre që ua morën

5 Dhjetor 2024, 16:22| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 19:14

  • Share

Sali Berisha nuk mori pjesë në seancën e sotme  me përplasje të ashpra në Kuvend, por nga selia e PD e quajti shenjë paniku të socialistëve braktisjen e seancës. Duke komentuar projekt-ligjin për faljen e gjobave, Berisha tha se qeveria duhet të kthejë gjobat e mbledhura dhe jo vetëm të falë ato të papaguara.

"Janë në panik të madh. Kemi të bëjmë me një organizatë mafioze që nuk gjendet në plane. Prishin seancën se nuk mund të japin shpjegim para qytetarëve për vrasjen e 14 vjeçarit. Me projekt agresojnë depyuteten tonë në mënryë si esi të sabotojnë. Braktisin parlamentin, luftë se kush do jetë kryetar parlamenti.  Shiko çfarë hipokritësh janë.

Pasi i kanë mbushur me gjoba tani po ia falin, por atyre që i kanë paguar që janë me qindra e mijëra, kthejuani paratë. Tu kthejnë paratë. Të zbatojnë vendimet siç është për të zbatuar. Këta janë kështu, si parashtetëror, si parapolitikë. Këta nuk kanë akt dhe veprim që nuk ndërmarrin, okazional. Hajde të mashtrojmë. Ja po heqim gjobat ne. Po heq gjobat, jepua, kthejua gjobat të gjithë atyre që u ke marrë që nga vitit 2014 me një ligj antikushtetues." 

S.G/A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?