Deputeti Luan Baçi, i cili i është bashkuar Sali Berishës, ka braktisur debatin në Report TV. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, Baçi refuzoi të debatojë me anëtaren e kryesisë Taulanta Jupin. Kjo e fundit pati një koment për Baçin, e cila tha se u largua pasi nuk përballon dot debatin ngaqë nuk kanë argumente.
Pjesë nga biseda:
Baçi: Alibeaj duhet normalisht, del nga pozicioni i nënkryetari të partisë dhe automatikisht si kreu i grupit parlamentar. Për raste të veçanta, Kuvebdi i PD-së është organi më i lartë dhe merr çdo vendim të mundshëm. Është kuvendi që merr çdo lloj vendi, kuvendi mund të mblidhet t'i ndryshojë edhe emrin, ta shkrijë PD, të marrë një vendim dhe të thotë shkrihet.
Jupi: Drejt asaj rruge besoj po e çoni zoti Baçi, drejt një partie të vogël që s’do jetë fituese.
Baçi: Mos më ndërhy se nuk ju njoh fare zonjë.
Jupi: E ke gabim, sa më the kolege e nderuar. Mos bie në kundërshti me veten.
Baçi: Prezantimi ta bëri Hitaj dhe kolege e nderuar mos më ndërpre, e sinqertë kjo që nuk iu njoh.
Jupi: E di shumë mirë që më njeh. Nuk desha të të ndërpres, por kur thua të pavërteta është e pamundur të keqinfromojmë publikun.
Baçi: Me gjithë sinqeritetin po them nuk e dija që jeni anëtare e kryesisë së PD-së. Nëse jeni e futur më mbrapa pasi janë bërë ndryshimet..
Jupi: Jam e zgjedhur me votë, por ke pasur punë të tjera. Retorika jote nuk të tregon serioz para publikut
Jupi: Je deputet që nuk njeh cilët janë anëtarët me votë nga Këshilli Kombëtar më datë 31 gusht. Injoranca juaj nuk është problemi im, jeni ju i painformuar.
Baçi: Po më bën të qesh, sa për injorancë po e tregon në shkallë superiore...
Jupi: Injoranca në kuptimin që nuk e njeh situatën.
Lajmi kryesor:
Debati në Report Tv/ Deputeti i Berishës braktis emisionin, Jupi: Nuk e përballon dot, s’ka argumente
SI.E.//ReportTv.al