Debati i ashpër në Report Tv/ Hani: Berisha komunisti që ndërroi gëzofin në 1991, rrënoi demokracinë! Burimi: Sot është forcë e dytë

29 Shtator 2023, 18:54| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 20:32

  • Share

Analisti Genc Burimi dhe sekretari për të Përndjekurit Politik në PD, Gjergji  kanë komentuar në Report Tv zhvillimet brenda kësaj partie, përjashtimet e fundit nga Lulzim Basha dhe disfatën e Sali Berishës në Kukës. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjergji thotë deputetët janë përjashtuar para një viti kur kryetar i komanduar ka qenë Alibeaj, ndërsa shtoi se dera është e hapur për ta nëse do duan të rikthehen.

“Ata deputetë nuk janë përjashtuar, janë larguar vetë nga PD, është vullneti i tyre i qartë. Është marrë vendimi kur ka qenë kryetar i komanduar Alibeaj dhe Bardhi sekretar, nuk është vendim i marrë tani. Dera është  e hapur, mund të vijnë pa asnjë lloj problemi”, tha Hani.

Nga ana tjetër, Burimi thotë se përsa kohë gjykata nuk e ka dhënë vendimin, nuk mund të thuhet se partia është e Bashës, ndërsa ka një thirrje për PD që të mos përjashtojë deputetët e asnjë prej grupeve.

“Sot në këtë parti janë tre grupime, një Berisha dhe grupi i bardhit, secili rivendikon përkatësinë tek PD, Berisha si kryetar dhe bardhi për një zgjedhje kryetarësh. Për aq kohë sa nuk ka proces gjyqësor që t’i ndajë këto gjëra, nuk mund të thuhet se partia është e Bashës. Mos i përjashtoni ata që janë ke Berisha dhe ke Bardhi se mbase kryetari i vërtetë është Berisha, ose është bardhi dhe do pranoni bardhin.

Vazhdojmë të këmbëngulim në premisa të gabuara duke tentuar të shkaktojmë furtunë në një gotë me ujë. Nuk i ka përjashtuar njeri dhe ne kemi certifikuar vullnetin e tyre”, tha Burimi.  

Sa i takon zgjedhjeve në Kukës, Hani thotë se takimi i deputetëve Bardhi-Berisha dha efektin e kundërt dhe thelloi humbjen krahazuar me rezultatin e 14 majit. Hani e cilëson Berishën si një komunist që ndërroi gëzofin në 1991 dhe rrënoi demokracinë. Ndërkohë, Burimi thotë se Berisha sot është forcë e dytë, ndërsa Basha është jashtë liste fare, pasi nuk kandidoi në Kukës.

“Dha efektin e kundërt. Thelloi humbjen me zgjedhjet paraardhëse. Nuk kanë një bosht moral, këta njerëz që deri dje u fyen u copëtuan, u poshtëruan me njëri tjetrin ,dukej si do kalonin në luftë, pa pritur pa kujtuar në emër të luftës parlamentare u bënë bashkë papritur u kujtuan për hallet e këtij populli.

Mos u tallni me Berishën si me Trump në Amerikë. Berisha sot është në vend të dytë, ndërsa ti je jashtë liste fare”, tha Burimi.  

 

 

Ora 22:09
‘Sabotator i kombit’, Genc Burimi: Berisha përgjegjës për piramidat, Gërdecin dhe 21 janarin

Analisti Genc Burimi shprehet se Sali Berisha ka përgjegjësi për firmat piramidale që rrënuan shtetin në vitin 1997, shpërthimin në Gërdec dhe vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar para Kryeministrisë. 

Gjatë një lidhje direkte nga Parisi për "Studio Live" me Arbër Hitaj në Report Tv, Burimi deklaroi Berisha do të memorizohet si politikani që sabotoi kombin shqiptar.  

“Historia do e mbajë mend si sabotatori më i madh i kombit shqiptar, në tre gjëra, Berisha mban përgjegjësi shekullore për piramidat, Gërdecin dhe 21 janarin. A të mjafton më tepër. Unë kam një parim të shenjtë, s’mund të ketë demokraci për armiqtë e demokracisë. Po qe Berisha armik i demokracisë ka të drejtë për trajtim demokratik, prandaj non grata s’më pëlqeu”, tha Burimi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 30/09/2023 09:42

    Nuk po e kuptoj se jam i dehur apo egzitojne dy genc burimi njeri anallist e tjetri gazetar! Vetem pak dite me pare anallisti genc burimi e quante sali berishen shpetimtar te shqiperise, Skenderbe i dyte dhe njeriun me te ndershem ne bote,bile ka debatuar,fyer e share shum pjesmarrs ne debate pasi e thonin te kunderten, dhe kur e lexoi tash nuk e kam te qarte se çfar ka ndodhur,mos Vallé eshte kthyer ne bashkepunetor i drejtesise apo paska pire diçka!

    Përgjigju
  • Vlora: 30/09/2023 07:59

    Genc Burimi i permend piramidat dhe 21 Janarin si faje te Berishes vetem qe te duket sikur eshte asnjeanes. Pastaj, pasi e ben kete per te fituar besueshmeri te publiku, e mbron Berishen per shpalljen non-grata. Genc Burimi i doli poashtu ne mbrojtje Berishes pasi Berisha u shpartallua ne zgjedhjet lokale duke pretenduar se problemi nuk eshte te individi (domethene fajin nuk e ka Berisha) por mungesa e nje platforme politike. Edhe diten kur u be gjyqi per vulen e PD-se Genci ka qendruar gjate ne ekrane televizive duke sulmuar drejtesine. Ndihme e madhe kjo per Foltoren. Ai qene dhe vazhdon te jete kundershtar i reformes se drejtesise. Genc Burimi eshte me dinak se nje kal troje. Mjere ju qe nuk e kuptoni strategjine e tij.

    Përgjigju
  • Maksi: 30/09/2023 04:17

    Me sistemin e nderrimit te lekures nese Berisha eshte armik i demokracise bateu Rama qe vesh me krenari lekuren e ndyre te enverizmit. Patjeter qe ne cilesine e kreut te shtetit Berisha mban pergjegjesite e tij mbi skemat piramidale dhe pasojat e vitit 1997. Porse pergjegjes me pare mbetet qeveria dhe kreu i saj Meksi. Si dhe elementet pseudo opozitare nen peshkaqenin komunist Gjenushi qe nxiten me keq trazirat per pushtet. Patjeter qe si kryeminister Berisha duhet te jape llogari ne Gjykate per vrasjet e Gerdecit. Njekohesisht orkestruesit e dhunes se pashoqe per qellim pushteti nga dyshja mafioze Doshi-Rama. Ndaj dhe ky pseudoanalisti rreth menderes se mortjes Rama ka te drejte qe flet percart ne idiotesine e tij.

    Përgjigju
    • Andrea: 30/09/2023 08:28

      Maski! Pse te Vie keq kur permendet krimineli non grata qe Shkaterroj Shqiperine ? Meksi ka qen kukull para sekretarit te Partise dhe shkatrrimtari!Maski po ti permend ,96,ten 97,98,grushtin e shtetit,Gerdecin,21 Janarin,vrasjet nuk po i permend se jane shum, qe duhet rroman ti pershkruaj!me e keqja qe ka bo ky krimineli yt non grata,eshte Ligji 7501 qe e shkaterroj Shqiperine,te lutem mi hedh poshte keto qe kam komentuar Maski, e gezofsh dhe ja pavsh hajrin, ti edhe ato qe mendojne si! jo se Rama eshte engjell edhe ky ka pjesen e vet!po jo vrases.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?