Debati në Report Tv, Murati: Kriza në PD do thellohet, Basha po kapet pas ndërkombëtarëve! Përmeti: Beteja me Berishën mund të sjellë një frymë të re

14 Dhjetor 2021, 13:10| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 14:00

  • Share

Në studion e Report Tv mesditën e sotme u diskutua mbi zhvillimet në Partinë Demokratike, dy Kuvendet, ish-kryeministri Berisha që shkoi në selinë blu dhe një ‘parashikim’ se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Të ftuar në ‘Studio Live’ ishin gazetari Erl Murati dhe ish-deputeti i PD, Andi Përmeti.

Murati deklaroi se ishte ngjarje e parashikuar që Berisha do të shkonte në selinë blu. Ai u shpreh se druhej për një përplasje mes militantëve të dy palëve ndërsa shtoi se kriza politike nuk zgjidhet më 19 dhjetor, një ditë pas kuvendit të Bashës, por do të thellohet më shumë.

"Nuk ishte surprizë. Ajo që po përjeton PD është një dramë. PD zyrtare dje paditi në SPAK disa nga deputetët e saj, sekretarin organizativ që e ka zgjedhur Basha vetë. Është dramatike por ka dhe trajta komike. Do jetë një krizë e gjatë politike dhe besoj që ata që kanë menduar se do kemi dy PD, po ju del fjala. Kemi dy PD sepse grupi parlamentar ku demonstrohet, është i ndarë. Po të llogarisësh aleatët, ky numër shkon mbi 10. Basha ka shumicën e grupit parlamentar, por kemi dy PD. Ky është një lajm i keq. S'mund të ketë demokraci të fortë pa opozitë të fortë."-tha Murati.

Më tej ai theksoi se Shqipëria nuk ka një opozitë se ajo po i bën opozitë vetes. Sipas Muratit kjo situatë do vazhdojë gjatë. Për Kuvendin e 11 dhjetorit të Berishës Murati tha se ishte një demonstrim force nga ana e ish-kryeministrit dhe mbështetësve të tij. Ai tha se do gjendemi në një situatë paradoksale, pasi të njëjtin demonstrim force do bëjë dhe Basha më 18 dhjetor në Kuvendin e tij.

"Partitë ikin e vijnë por nuk besoj që është lajm i mirë kjo dramë që po përjeton partia më e madhe opozitare. Janë të detyruar të tregojnë entuziasmin, sasinë, cilësinë, për të treguar që kanë një barazpeshë. Nuk mendoj se kriza politike do zgjidhet më 19 dhjetor, por do të thellohet. Ka një perceptim që anëtarësia është përkrah Berishës por kjo mbetet për tu verifikuar.”-tha Murati.

Ndërsa ish-deputeti i PD, Andi Përmeti, tha se se kulmimi i ngjarjeve ka qenë të shtunën kur u mbajt edhe Kuvendi i 11 dhjetorit nga ish-kryeministri Sali Berisha.

"Kjo lëvizje e quajtur 'Foltore' arriti përfundimin. Sa i përket Berishës që shkoi në selinë blu, s'më duket uzurpim. Kanë shkuar në selinë e tyre. S'kemi as shfaqje dhune, asgjë. Për fat të keq sitauta është e komplikuar, por është dhe komike se po padisin të brendshmit e PD. Situatë problematike por uroj të shmangen historitë komike."-tha Përmeti.

Më tej, Përmeti deklaroi se mënyra si qëndrojnë Berisha dhe Basha nuk i sjellin asgjë opozitës.

"Beteja e sotme mund të sjellë një frymë të re. Kjo krizë mund të jetë më e mirë për nesër."-tha ai.

Ndërsa për ambasadorët në zyrën e Bashës, Murati tha se Basha po tenton të kapet fort mbas mbështetjes ndërkombëtare në këtë krizë që po ndodh në PD.

"Një demonstrim ky i ambasadorëve në mbështetje për Bashën në këtë përplasje. S'besoj se kanë marrë ndonjë vendim. Një demonstrim, ose tregues i vullnetit të faktorit ndërkombëtar që në këtë betejë rreshtohen me Lulzim Bashën."-tha Murati.

Për arrestimin e Lefter Kokës, si i përfshirë në dosjen e inceneratorëve, Murati tha se është një lajm pozitiv. Ai theksoi se ka pasur mungesë vullneti nga drejtësia për të vepruar.

“Nuk besoj se është kosto për PS-në, nga një anë Rama në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk bëhen mburojë për ata që shkelin ligjin. Me gjasë Koka dha dorëheqjen nga presioni. Rama dhe PS sbesoj se merr kosto. Me dosjen e inceneratorëve janë përmendur dhe elfantë të tjerë duke filluar nga Ahmetaj, Gjiknuri.”- tha Murati.

Ish-depueti i PD, Andi Përmeti është i mendimit se në çdo rast kur ka prova, është një shenjë pozitive arrestimi i njerëzve që pretendohet se kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve. Ai theksoi se është një dosje ku përfshihen dhe personalitete të tjera.

"Çdo aksion i SPAK, do të thotë që diçka po lëviz. Nuk i sjell dëm as PS-së dhe as opozitës. I sjell dëm LSI-së se ka qenë ministër i saj kur janë kryer këto veprime"-tha Përmeti.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 14/12/2021 13:34

    Saliu do sjelle fryme te re?Te kripshe mendjen.Fryma e re ne PDvjen vetem me nje distancim teresor nga Berishizmi dhe dhe klani i tij.Ca nga ju,"e ardhmes e PD"vute kandidatura per kryetar,por me "liderit historik ne krye".Asnje distancim nga krimi 30 vjecar i PD dhe Saliu juaj i madherishem.Dhe nuk jane pak krime,korrupsion,te vrare drejtperdrejt si pasoja e veprimeve te PD dhe Saliut .Jane ne mijra jete dhe miliarda euro.Dhe ti ,o nipi i hetuesit me grade major,sot del e flet per fryme te re te SALIUT.Eh Rolandi i shkrete,Trap dhe i biri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?