Shëndeti

Debati në Report Tv, vaksinimi me detyrim! Alimehmeti: Doza e tretë e personalizuar në konsultë me mjekun! Mësuesja: S'jam e bindur për t'u vaksinuar

6 Tetor 2021, 14:18| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 15:43

  • Share

Irma Marku, mësuese, e ka kaluar COVID në gusht, nuk e ka bërë vaksinën dhe ende nuk është e bindur nëse duhet ta bëjë. Në debatin e ditës në Report TV, Marku tha se është skeptike për vaksinën vetëm për shkak të imponimit që po i bëhet popullatës.

"Nuk e kam bërë vaksinën, e kam zgjidhur le të themi nga fati sepse e kam kaluar COVID në fillim të gushtit. Kam marrë një vërtetim që tregon se e kam kaluar COVID para një muaji. Megjithatë jam kundër vaksinimit sepse ende nuk kemi të dhëna ekzakte për përfitimet e vaksinës. Kur unë nuk jam e bindur ta bëj vaksinën, nuk mund të ma imponosh. Nëse do të ishte diskutuar dhe d ishte bërë një fushatë ndërgjegjësimi, besoj se nuk do të kishim këto ngërçe. Unë jam kundër vaksinës për faktin se ende nuk kemi konkluzione të sakta sa i takon efikasitetit të saj. Imponimi i saj më lë shumë për të dëshiruar. Duhet të ishte bërë një fushatë ndërgjegjësimi", thotë ajo.

Nga ana tjetër, epidemiologu Ilir Alimehmeti, tha se ka nevojë për fushata ndërgjegjësimi dhe që të takohen grupet që hezitojnë të marrin vaksinën, ndërsa vetë u tregu ai gatshëm t'i heqë dilemat mësueses.

"Edhe zonjës Marku unë ofrohem të bëjmë një bashkëbisedim për të mirat e të këqijat, kur të doni jam në dispozicion tju shpjegoj", u shpreh epidemiologu .

Sa i takon debatit për marrjen e dozës së tretë, mjeku Alimehmeti tha se kjo duhet të bëhet përmes konsultave të personalizuara me mjekët dhe jo me fasha moshore.

"Është diskutim shumë i gjerë, OBSH thotë jo kjo sepse ata që marrin një dozë të tretë përfitojnë diçka, por përfitojnë shumë më shumë ata që marrin dy doza. Po të hyjmë të kategori të veçanta, si pash moshat e treta, apo ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndoshta mund të merret në konsideratë. Kjo është diskutuar shumë, Izraeli ka bërë dozat e treta. Duhet bërë me konsulta të personalizuara me mjekët", tha ai.

Nga ana tjetër, mjekja Entela Labaj tha se shumë qytetarë janë paraqitur vetë në qendrat shëndetësore për të bërë vaksinën.

"I kemi njoftuar qytetarët dhe kanë ardhur vetë në qendra shëndetësore për të vaksinën", u shpreh mjekja.

Por edhe në këto raste, mësuesja Marku është skeptike.

"Dua ti them mjekes se pjesa më e madhe e qytetarëve kanë ardhur për vaksinën por jo me vullnetin e lirë. Ka qenë një shtrëngim parësor që i ka detyruar ata", tha mësuesja Marku.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 06/10/2021 20:58

    Mesuesja te marre psikolog e te qendroje ne shtepi. Kur te bindet te beje vaksinen e te shkoje ne shkolle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?