Debati në Report Tv/ Xhaferri: Kandidatët e Alibeaj, dhurata e fundit për Ramën! Do fitojmë deri në 30 Bashki! Koka: Basha, mashtrues! Daci: Vendimi i Apelit, lajm i mirë

6 Mars 2023, 14:45| Përditesimi: 6 Mars 2023, 16:13

  • Share

TIRANË- Situata në Partinë Demokratike ka qenë në fokus të debatit në emisionin e sotëm në ‘Sot Live në Shqipëri në Report Tv’. Kreu i FRPD-së, Berast Xhaferri, mbështetës i Sali Berishës tha se pjesëmarrja në zgjedhje e grupimit tjetër, është “dhurata e fundit që Lulzim Basha po i bën Edi Ramës”. Me gazetarin Nertil Agalliu, Xhaferri tha se ata do të bëjnë çdo përpjekje për t’u futur në zgjedhje pasi nuk i tremben garës. Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, Xhaferri tha se partia është anëtarësia.

“Ne do përdorim çdo lloj teknikaliteti për t’u regjistruar në zgjedhjet. Në 3 mars atentat kundër opozitës, anëtarësia vendos kush e bën atë parti. Duan edhe anëtarësinë ta edukojnë. Nuk i trembeni, do bëjmë rezultat maksimal, do punojmë natë ditë, për të rikuperuar ato Bashki, Të jenë të qartë njerëzit. Kjo është dhurata e fundit që Basha po i bën ”, tha Xhaferri.

Ai bëri një analizë, ku tha se ato kanë shanset për të fituar deri në 30 bashki.

“Kemi shanse në 25-30 bashki për të fituar”, tha Xhaferri.

Kundër Bashës ka qenë edhe gazetari Bledian Koka, ku tha se ka rezultuar një mashtrues, pasi ka deklaruar se do të japë dorëheqjen përpara mijëra qytetarëve, por nuk e ka zyrtarizuar. Kjo , thotë Koka, nuk mund të bëhet pa një asistencë e jashtme, dhe këtu i referohet mazhorancës.

“Nuk është normale që një njeri thotë kam dorëheqjen  dhe pas një viti na del që është kryetar partie me dokumente. Këtu nuk është çështje morali, por e asistencës që i jepet Bashës, që buron nga mazhoranca. Vendimi i Apelit nuk e rrëzon vendimin e Zhukrit, nuk e ka prishu vendimin, është kërkuar një rigjykimi i çështjes në themel, kryetari i PD vazhdon të jetë Sali Berisha. KQZ do duhet të interpretojë këtë që them unë si forcë politike në zgjedhjet e 14 majit”, tha Koka.

Nuk ka qenë i këtij mendimi analisti Alban Daci. Ai tha se çdo lajm i mirë që vjen nga drejtësia, në këtë rast vendimi i 3 marsir, është i drejtë. Ai ngriti tonet kundrejt Xhaferrit, ku tha se të gjithë janë fajtorë për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

“Çdo lajm që vjen nga drejtësia është lajm i mirë, unë jam për një lidership të fortë, jo as mish as peshk, duhet të respektohet gjykata, sot kemi vetëm një PD, të gjithë të tjerat mund të jenë çfarë të duan, por jo PD. Ju jeni fatkeqësi që sot PD është kjo që është”, tha Daci.

Nga ana tjetër, gazetari Reldar Dedja u shpreh se pas zgjedhjeve të 14 majit Partia Demokratike duhet të futet në zgjedhje për lidershipin e ri.

“Do duhet të hyjë në zgjedhje për kreun e ri pas zgjedhjeve”, tha Dedja.

Më 3 mars, Gjykata e Apelit me unanimet të plotë vendosën rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Që do të thotë se vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Enkelejd Alibeajt, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës.

2 palët në Partinë Demokratike kanë dorëzuar kërkesën për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, e ndërsa “topi” është në fushën e Enkelejd Alibeajt.

 

Ora 14:49
Plas sherri në Report Tv/ Koka: Me njerëz banal s’merrem! Të njoh thjesht si zëdhënësi i ‘kaubojsit’! Daci: Jam krenar

 

Debate të ashpra ka pasur në studion e Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ mes gazetarit Bledian Koka dhe analistit Alban Daci.

Bledian Koka: Me njerëz banal nuk merrem, ose do e ndërpres komunikimin

Alban Daci: Po banal nuk më thua se as nuk më njeh fare

Bledian Koka: Unë të njoh vetëm si zëdhënësin e Eduard Ndocaj

Alban Daci: Jam krenar, vetëm aq është apogjeu yt politik

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?