Pas zbardhjes së deklaratës së Floresha Zhidrus në polici nga Report Tv, në studio ka pasur debat mes saj dhe gazetarit Arsen Rusta. Ky i fundit është shprehur se nuk ka mundësi që një arsenal armësh si ai i gjetur në banesën e 71-vjeçarit të mos vihej re nga bashkëshortja dhe vajza.
Rusta: Banesa që ju jetoni, nuk ka shumë orendi. Si ka mundësi që nuk i keni parë armët?
F. Zhidru: Po të kisha dijeni, do e kisha denoncuar. Nuk do kisha jetuar me vajzën aty.
Rusta: Nuk e besoj. Po gënjeni. Janë gjetur 35 kallëpe tritoli, nuk mendoj se nuk i keni parë. Në fund do të jetë hetimi që do të vendosë. Atëherë do të thotë që ju keni jetuar vetëm në një dhomë. Tek soba u gjet një kallëp tritol. Keni terrorizuar një qytet. Mund ta parandalonit.
F. Zhidru: Nuk është e vërtetë.
Rusta: Bashkëshorti ju ka drejtuar automatiku?
F.Zhidru: Asnjëherë nuk kam pasur.
Duke lexuar deklaratën e Floresha Zhidrus, gazetari tha se dhe pronari i banesës u kishte lënë afat familjes që të largoheshin nga banesa. Bashkëshortja e 71-vjeçarit tha se nuk kanë pasur mundësi financiare për të kaluar në një tjetër shtëpi me qira.
Rusta: Vëllai i pronarit të banesës në 10 shtator kur Lefteri i ka dhënë qiranë i ka thënë që ke dy muaj kohë për të dalë nga shtëpia.
F. Zhidru: Nuk i ka marrë lekë. Lefteri kishte një kontratë me të.
Rusta: Kontratën nuk e ka pasur Lefteri por prej 12 vitesh e keni marrë ju sipas deklarimeve tuaja. Qiramarrëse jeni ju.
F. Zhidru: Një kontratë me afat të pacaktuar që do të dalë kur të dua unë.
Rusta: I zoti i shtëpisë ka të drejtë që të ndërrojë kontratën sepse ja lejon legjislacioni. Tani ju thoni që keni pasur probleme me të gjithë banorët dhe pronari ju kishte lënë afat 2 muaj për të ikur. Pse nuk u larguat? Çfarë e detyronte Lefterin që të rrinte në atë pallat që iu kundërvunë të gjithë?
F. Zhidru: Nuk kishim mundësi ta ndërronim banesën.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i 71-vjeçarit në Elbasan nga RENEA, rrëfimi ekskluziv i gruas së tij në 'Pa Gjurmë': S'e kam denoncuar për dhunë e s'kam pasur dijeni për armët! Shkak i tensionimit, konflikti me fqinjin
E.M.//ReportTv.al