Debati në 'Studio Live'/ Hajdari: Asnjë Kongres nuk çon PD në fitore! S'e shikoj Berishën në krye të partisë! Hasimja: Në PD, luftë civile! Nesturi: Meta po krijon imazhin e opozitarit

30 Nëntor 2021, 17:49| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 18:49

  • Share

TIRANË- Rudina Hajdari, thotë se dy Kongreset e thirrura, nuk e çojnë asnjëra Partinë Demokratike drejt fitores dhe këtë e thotë me bindje, pasi sipas saj është e gjitha një luftë emrash mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Në "Studio Live" në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Hajdari tha se demokratët po dobësohen dhe duhet gjendur një zgjidhje që debati të shkojë përtej këtyre 2 emrave.

"Të dyja Kongreset nuk e sjellin në fitore asnjë palë, sherri që po tejs zgjatet e dobëson demokratët, por edhe përtej demokratëve. Sherr personal, fshihen pas gishtit të njëri tjetrit, të dyja palët janë përgjegjëse për situatën ku jemi sot dhe kjo nuk zgjidh asgjë për demokratët dhe opozitën, kushdo që merret me të djathtët të bëjë çfarë është e mundur dhe ta kthejnë debatin përtej këtyre të dyve, të vihen përpara përgjegjësisë, sepse shikoj që asnjë palë nuk ka reflektuar", tha Hajdari për Report Tv.

Një nga problemet më të mëdha që Hajdari shikon aktualisht në Partinë Demokratike, është rreshtimi i demokratëve drejt kryetarëve. Këtë model, ajo thekson se është përpjekur që të mos ta ndjekë, ndonëse jo të gjithë kanë qenë në të njëjtin mendim si ajo. Ajo është ndalur dhe ka komentuar edhe deklaratën e Berishës, duke thënë se nuk e sheh as në krye të PD-së e as në formimin e një partie të re.

"Nuk e shikoj Berishën në krye të PD apo të formimit të një partie të re, rreshtimi i deputetëve i aleatëve të tyre, ky është një nga problemet kryesore, dhe unë doja ta ktheja përmbys këtë lloj modeli, sot nuk mund të jemi një vlerë e shtuar për politikë, se na ka penguar rreshtimi me kryetarët, dobësimi i kryetarëve është thelbësore. Po të vijnë këta 2 individë në pushtet, prap do sillen njësoj, se çfarë ndodhi me fatin e këtyre personave, nuk ka shumë rëndësi", tha ajo.

Rikthimin në politikë, në mënyrë aq aktive sa në kohën kur ishte deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Hajdari e përjashton si mundësi, kjo edhe për shkak të angazhimeve të saj si nënë, megjithatë rrëfen se politika do të jetojë gjatë me të.

"Përjashtimi im nga PD ishte i qartë me dalje publike, ndaj doja ta merrja përsipër si sfidë duke kandidtuar me një forcë të re politike, por që Kodi elektoral e bëjnë gati të pamundur që një parti e re të ketë sukses. Shpresa ishte që në atë kohë, personat e zhgënjyer nga këta individë të shkonte drejt kësaj forcë të re politike, kjo nuk ndodhi dhe tregon që ka akoma hapësirë për të bëra gjëra të reja.  Angazhimi im në politik jeton me mua, kontributi im do jetë në mënyrë të vazhdueshme, por jo më vrullin e mëparshëm", përfundoi ish-deputetja.

Ndalur te ajo se çfarë do të prodhojë 11 dhe 18 dhjetorit, dy analistët, Plator Nesturi dhe Ermal Hasimja, ndajnë mendime të ndryshme.

"Në 11 dhe 18 dhjetor do të ndodhi 2 Kuvende dhe do të ngjitet një hap më lartë agresiviteti në PD, pas 18 do të jetë momenti real kur të dyja palët do të kenë paraqitur forcat, për momentin secila palë do të përpiqet që të tregojnë numër sa më të madh, do të shohim 3000-4000 delegatë më shumë nga sa ka në realitet. Luftë civile brenda PD që Shqipëria nuk e ka luksin", tha Hasimja.

 "Në të dyja Kuvendet do të ketë shkarkime, një Bashën dhe tjetër delegatë, madje mund të kemi edhe një formulë se si do të pillen delegatë të rinj. Asnjë nuk po sheh për fatin e PD, por të Bashës dhe të Berishës", u shpreh Nesturi.  

Së fundmi, në betejën e brendshme Basha-Berisha është futur edhe presidenti Ilir Meta, për të cilin, Nesturi thotë se ka synime "të fshehta".

"Imazhi i një opozite të re, Meta po shkon drejt Foltores, por me synimin për të qenë një imazh i një opozitar", përfundoi Nesturi

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?