Debati në 'Studio Live'/ Guri: Qeset plastike disapërdorimshe na afrojnë me BE! Mato: Pikë në oqean! Tosuni: Ja pse s'i zhdukëm totalisht

1 Qershor 2022, 20:35| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 21:36

  • Share

TIRANË- Qese plastike do të ketë në treg, por do të jenë më të trasha dhe më të forta për rrjedhojë do të jenë disapërdorimshme, pasi do ketë një material më solid. Ideja është që kjo të përdoret si trastë, pra të përdoret jo vetëm 1 herë, por edhe 5 apo 10 herë, madje edhe 2 vite, nëse do të jetë kultura e ripërdorimit. Ambientalisti Sazan Guri në "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se ishte një vendim i drejtë, pasi do të na afrojë më tepër me Europën.

"Ka një peshë më të madhe, një gramaturë më të madhe, është më e fortë, është e ripërdorueshme dhe një është një hap me ritëm europian. Ky mund të jetë një hap drejt asaj që duhet, deri dje pjesa e bizneseve të vogël ishin të painformuar, pra ja një gabim tjetër, që do të thotë që qeveria duhet të kishte marrë ide më të frytshme. Bizneset duhet të ishin njoftuar edhe më herët. Kjo qese e re është e barabartë me 10 qese, mund ta mbash me vete, mund ta përdorësh edhe për gjizë edhe për domate herën e tyre, dhe në krahasim me atë që flakje, do e ruash", tha Sazan Guri.

Teksa Guri e sheh pozitivisht si nismë, nuk ka qenë dakord ambientalisti tjetër Ened Mato. Ai tha se kjo është një pikë në oqean, që nuk mundet dot që të ndikojë në qëllimin përfundimtar, zhdukja e qeses plotësisht.

"Që të na afronte me Europën duhet të kishim riciklimin, dhe ripërdorimin, kjo nuk ripërdoret se nuk kemi kulturë ripërdorimi ne i hedhim të gjitha, nuk riciklohet sepse ne nuk kemi mjete për riciklim,por djegie dhe nuk sjell reduktim se reduktim do të ishte nëse do të kishim një trastë, një projektligj të dy ku të subvencionohej prodhimi i trastës, kur bëhet vetëm një shkronjë, nuk mund të bësh një alfabet. nëse një qeshe do 500 vjet të riciklohet, kjo qese do 200 vjet. Qesja do keqpërdoret prap si është keqpërdorur. Dëshira mund të ketë qenë e mirë, po qëllimi të ishte të heqim njëpërdorimshme, dhe të fusim këtë. Kjo është një pikë uji në oqean, propagandë për të thënë që jemi në një hap me Europën, jo nuk na afron", tha Mato.

Elvis Tosuni, Këshilltar në Ministrinë e Mjedisit i dha përgjigje pyetjes se përse nuk është vendosur që të ndalohet plotësisht prodhimi i qeseve plastike.

"Nuk mund të ndërmerrej një veprimtari prodhuese, pra të mbyllnin  një aktivitet që merret me prodhimin e tyre, dhe pikërisht këto subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike kanë përshtatur impiantet e tyre të prodhimit, do ishim vendi i tretë ose i katërt që do kishim vendosur ndalimin e qeseve plastike", tha Tosuni.

Në rast se qesja nuk do jetë  me trashësi mbi 70 mikron, atëherë do të gjobitet biznesi që e ka prodhuar pasi tashmë është lehtësisht e dallueshme se kush "fshihet pas".

"Do ketë edhe shënjues që identifikojnë prodhuesin, që në rast se do kemi kontrolle ata ta delegojnë përgjegjësinë te subjektet që i kanë prodhuar", shtoi ai.

Megjithatë, përtej kësaj, 2 ambientalistët shprehen skeptik se kjo nismë do të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit.  

"Nuk jam besues, se nuk ka mbështetjen e komunitetit,  komuniteti nuk është i informuar, nuk ka ardhur nga poshtë lart, po nga poshtë lart", tha Mato.

"Nuk dinë të zbatojnë gjërat, kjo është e vërtetuar", përfundoi Guri në Report Tv.

Qeset e trasha që mbeten në përdorim janë të riciklueshme, mbajnë deri në 10 kilogramë dhe mund të përdoren disa herë. Një biznes që vijon t’i përdorë qeset njëpërdorimshme, gjobitet nga 500 mijë lekë deri në 1.5 milionë lekë të reja.

Kur nisi puna për të hequr qeset një përdorimshe?
Nisma ligjore u prezantua për herë të parë në vitin 2019 nga ministri i atëhershëm i mjedisit Blendi Klosi por që u shty prej pandemisë dhe kundërshtisë së  bizneseve që prodhojnë dhe importojnë qese. Qëllimi është ulja e ndotjes së lartë të mjedisit, kryesisht të lumenjve e deteve, me plastikë që nuk riciklohet.  Në Shqipëri përdoren mesatarisht rreth 3,2 miliardë qese në vit ose 26.280 ton qese plastike, ndërsa sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit një qytetar përdorte mesatarisht 3 qese njëpërdorimshme në ditë. Vetëm si pasojë e hedhjes së paligjshme e qeseve njëpërdorimshme, çdo vit shpenzohen 1 5 milionë Euro për pastrimin e mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbi 2 milionë Euro për pastrimin e plazheve.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paul: 02/06/2022 01:22

    SHTONI INCENERATORET ME QYTETET E MEDHA,,,,PIKAT E RICIKLIMIT,,,,NDERTONI DEBORATORE PER UJRAT E ZEZA,,UJESJELLSA,,,JEMI I VETMI KRYEQYTET NE EUROPE PA UJE 24 ORE DHE PA STACION TRENI,,DHE,,keto qeset mund te digjen ,,kemi shume probleme...////TE gjitha behen ,,por jo duke vjedhur....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?