Politikë

Debati online te Ligjet, 'perla' e radhës nga deputeti i Lushnjës: S'kemi internet, do na ngelet figura ngrehur

28 Shtator 2021, 13:46| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 13:49

  • Share

Zbardhen debatet nga Grupi i Komisionit të Ligjeve në “WhatsApp”, ku deputetët e opozitës kundërshtojnë mbledhjet online. Debatet me komente pikante nisin pas një mesazhi që njofton mbajtjen e mbledhjes online nesër në orën 10:30.

Menjëherë vjen reagimi Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi, që kërkon të respektohet rregullorja e Komitetit Teknik edhe në aktivitete politike, duke sjellë si shembull foto nga mbledhjet e Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.Nuk mungon komenti pikat i deputetit të PD në Lushnjë Saimir Korreshi, i cili me humor thotë se “andej nga Lushnja sikur s’na punon mirë internet e mund të lind problem që na ngel figura ngrehur”.

Ndërsa Bledion Nallbati sjell shembullin e eventit të TOB, duke u shprehur se kur vjen puna për të argëtuar “Skënderbeun, Hamzain dhe Mamicën, të gjithë shkojnë në mbrëmjen gala”.

DEBATET

Gazment Bardhi: Znj. Kryetare e Komisionit, Mbledhjet online në kushtet e mungeses së masave të jashtëzakonshme, bien ndesh me rregullat e përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, nenin a/ 5 të saj. Për këtë arsye, kërkoj krijimin e kushteve të punës së deputetëve për mbledhje fizike në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve. Ndryshe në kundershtim me Rregulloren po pengoni opozitën të bëjë detyrën e saj. Mbledhjet online mund të zhvillohen atje ku lejon Rregullorja e Kuvendit, duke nisur nga keto aktivitete politike

Bledion Nallbati: Kur vjen puna per te argetuar Skenderbeun, Hamzain, Mamicen dhe te gjithe ata qe te lyer dhe te patinuar shkuan ne Mbremjen Gala tek Teatri i Operas kjo nuk perben rezik per shendetin e qytetareve, kur vjen puna per ceshtjet me serjoze si ajo e Komisioneve Parlamentare ketu duhet te ruajme shendetin. Eshte ne nderin tuaj te jeni serjoze me qytetaret dhe pa diskutim te zbatoni regulloren, ne do te jemi aty per te bere detyren ndaj qytetareve ndaj ju lutem meini masat per zhvillimin normal te komisjoneve.

Dashnor Sula: Ky nuk eshte mbledhje komisioni ligjesh. Eshte tallje dhe turperim i komisionit te ligjeve dhe Parlamentit. Nese sulltan Rama do ju urdheroi qe dhe me familjet tona do komunikoim online zbatojeni urdherin e verber te sulltanit. Une personalisht sjam bindur dhe skam per tu bindur kurre urdherave te kundraligjshem. Sovrani na ka votuar per te permbushur detyrimet kushtetuese si perfaqesues te tije dhe jo si servila te sulltanatit. Kjo eshte tallje dhe e turpshme e fyese per inteligjencen e atyre qe e pranoine kete ferman te sulltanatit. Zoti ju falte se sdini se cpo beni!

Saimir Korreshi: Shoqa Viola me gjithe respektin por njoftimi juaj per te bere mledhje on-line nuk gjen baze ne asnje pike te rregullores. Perpos kesaj andej nga Lushnja sikur sna punon mire interneti e mund te lind problemi qe na ngel figura ngrehur e nuk ndjekim dot shpejtesine e mendimeve dhe te fjaleve te kolegeve. Ndaj neser ju ftoj te merrni masat per te kryer mbledhje normale ne ambjentet e komisionit prane kuvendit.

Dhurata Çupi: Mbledhja e komisionit duhet te zhvillohet fizikisht. Kjo ne përputhje me kërkesat ligjore mbi zhvillimin e mbledhjeve te komisioneve parlamentare, te transparencës, dhe te komunikimit drejtperdejt me qytetaret./ Panorama

 


Lajmi kryesor:

Komisionet online përplasin sërish opozitë-mazhorancë, deputetët s’lejohet të flasin! Bushka: Futuni online! Bylykbashi: Është anti-kushtetuese


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?