Shqipëria ka mikpritur kërkesën për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të afro 2 mijë Afganëve, ndërsa pritet të mbërrijnë fillimisht 300 prej tyre. Qytetarët shqiptarë e konsiderojnë pozitive vendimin e qeverisë, ndërsa kujtojnë emigracionin masiv ndër vite të shqiptarëve.
" Jam pro, mbi të gjitha është njeriu. Kur kishim ne probleme, mbushëm Ballkanin dhe Europë…është reciproke kjo. Nuk ndihemi fare te rrezikuar", tha një qytetar.
"Jo vetëm qe jam pro, por të vijnë sa më shpejtë sepse po rrezikojnë atje. Mendo sikur të ishin familjaret tanë", u shpreh një tjetër.
Prezenca e afganëve nuk përbën problem për qytetarët shqiptarë, për faktin se misioni i tyre ishte të bashkëpunonin me SHBA.
"Unë jam pro, të them të drejtën sepse ata kanë nevojë tani edhe ne duhet t’i mbështesim. Duhet të jemi të qarte që ata persona që do të strehohen këtu, janë punonjës që kanë mbështetur SHBA", tha një qytetare.
Të pyetur nga Report Tv, disa turistë nga Zelanda e Re, e cilësojnë pozitive faktin që Shqipëria ka pranuar t’i ndihmoj përkohësisht afganët.
"Afganet do të vijnë përkohësisht, kështu që Shqipëria mund t’i ndihmoj, sepse është e tmerrshme ajo çfarë po ndodh aktualisht atje. Unë jam nga Zelanda e Re dhe gjithashtu vendi im do të strehoj disa Afgane", tha një turiste e huaj
Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre. Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA. Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.
Neqoftese ka kundershtar per kete problem une shtroj vetem nje pyetje,po sikur italianet,gjermanet,francezet etj te mos na pranonin me rastin e ambasadave apo perseri italianet me ikjet masive me anije,apo shume shtete qe na strehuan me rastin e kaosit te vitit 97,po qindra shqipare qe ikin cdo dite ne perendim per nevoja ekonomike,keshtu qe kur te prononcohemi duhet ti kthehemi historise tone te emigracionit politik e ekonomik.
PërgjigjuTani e bene debat, kur askush nuk po ben debat! Ah, po, vetem Rama po ben debat me veten.
Përgjigju