Ina Zhupa

Debati për Butrintin, Ina Zhupa: Seanca e parë publike do jetë më 15 qershor në orën 10:00! Kam besim se do trajtohet si çështje në mbrojtje të historisë

6 Qershor 2023, 15:37| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 15:39

  • Share

Pas debateve të shumta për çështjen e Butrintit, seanca e parë publike për kërkesën e opozitës për rrëzimin e koncesionit do të mbahet më 15 qershor në orën 10:00 në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetja Ina Zhupa, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht marrëveshjen për zhvillimin e Parkut të Butrintit thotë se në seancë i janë bashkuar edhe Presidenti, Avokati i Popullit dhe KLP. Zhupa shkruan se ka besim që çështja do të trajtohet në mbrojtje të historisë dhe trashëgimisë kombëtare.

“Ndaj me ju lajmin e mirë që seanca e parë publike për rrëzimin e koncesionit të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese do jetë me datë 15 qershor, ora 10:00!

Kundër koncensionit na janë bashkuar me dekret/parashtrime/opinione Presidenti i Republikës, Kontrolli i Lartë i Shteti, Avokati i Popullit duke ju bashkuar qëndrimit tonë.

Pro koncesionit janë vetëm marrësi dhe dhënësi i Butrintit, qeveria dhe fondacioni.

Kam besimin e plotë se kjo padi nuk do trajtohet si çështje politike por si çështje kombëtare, në mbrojtje të historisë, identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare”, shkroi Zhupa.

Marrëveshja me fondacionin shqiptaro-amerikan AADF, në të cilën bën pjesë edhe shteti synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend. 

Fondacioni për menaxhimin e Butrintit krijohet në partneritet me Fondacionin jo shtetëror Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe do të përbëhet nga 5 anëtarë, 2 prej të cilëve nga Ministria e Kulturës, 2 të tjerë nga partneri strategjik AADF, ndërsa një i pestë është arkeologu i huaj britanik Riçard Hoxhes. Kontributi fillestar financiar i partnerit strategjik është 5 milionë dollarë, ndërsa ai i Ministrisë së Kulturës, 2 milionë dollarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?