TIARNE-Në debatin për kufirin detar me Greqinë është përfshirë edhe këngëtari i njohur Bashkim Alibali, i cili i kërkon qeverisë shqiptare që të mos heshtë përballë deklaratave të fqinjëve, kryeministrit Micotaqis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.
"Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë!
1. Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i "shkonin shtatë" prej tij?!
2. A ka "budalla" që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i "fërkon" kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!
Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese : Greqia po zmadhohet - tha ai!
Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo!
Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t'ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë!
Urojmë që kjo të mos ndodhë" shkruan ai.
Po po Bashkim po, po atehere kishte halla ko. e e ta derdhte ne lule te ballit kurse sot na i ka ulur te mbathurat NATO me keta plehrat tane politikane.
PërgjigjuPer detin e keni mire qe merakoseni,por ju lutem ,ora ju ka mbetur ne kohen e Xhaxhit,hajdeni ne 2020!Koha ecen perpara.
PërgjigjuProblemin e detit me Gerqine e zgjidh vec Flamur Noka.Te votojme ate per Karminister dhe cdo gje ok
Përgjigju