Debati për filmat e diktaturës, Hoxha: Artistët u paguan nga sistemi, pastrim si me nazistët! Kumbaro: Ky është diktat! Punuam me pasion

18 Shtator 2022, 17:06| Përditesimi: 18 Shtator 2022, 17:11

  • Share

Të konsideruar si mjeti më i fortë propagandistik, filmat e realizuar gjatë diktaturës, janë më të rrezikuarit nga filtri që synon të bëjë Parta Demokratike, përmes Projektligjit të Dekomunistizimit. Në mendime që ndahen, artistët e konsiderojnë këtë masë si ekstreme dhe absurde.

“Deputetët tanë ‘të nderuar’, që janë me shumicë, e që ‘dinë shumë’, kanë marrë përsipër të ngrenë dorën që të ti bllokojnë këta filma. Le ti bllokojnë, por nuk ka sens, nuk ka logjikë që ti bllokosh filmat. Ai që do ta shikojë, e çon stacionin, nëse nuk i pëlqen shikon filma amerikanë. Njësoj për atë që lexon një roman, “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, apo që e shikon dhe film, po si pëlqeu ndryshon stacion. E njëjta gjë edhe me piktorët, janë emra si Namik Prizreni, Sali Shijaku, janë me dhjetëra autorët që nuk ke të drejtë  tua bllokosh krijimtarinë”, thotë regjisori Saimir Kumbaro.  

“Unë e quaj pastrim të mjedisit. Ato që konsiderohen vepra të realizmit socialist janë në tërësinë e tyre vepra propagandistike. Institucionet që i kanë bërë, kanë qenë të gjitha të financuara në shërbim të diktaturës”, thotë studiuesi Çelo Hoxha, Drejtor i ISKK-së.

Në projektligj, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit është menduar si autoriteti qendror, që do të merret me zbatimin e tij.

Vetëm prodhime filmike, të realizuara nga viti 1945 në vitin 1990, rezultojnë 4024, çka do të donte një numër ekspertësh të konsiderueshëm, që do të përbënin grupet e punës që parashikohen të ngrihen në rast miratimi.

“Autoriteti që krijon, apo që ngarkon me detyra një institucion ka edhe përgjegjësinë, besoj edhe vetëdijen për të ofruar edhe burimet e nevojshme financiare, njerëzore etj. Origjina e realizimit është baza ligjore, nëse ke bazën ligjore thjesht ndiq procedurat edhe bëje”, thotë Çelo.

“Këto grupet e punës më duken si iftaret e dikurshme. Por nuk arsye pse ti ndalojnë! Arsyeja që japin ëhstë absurde. A nëse flasim për filma dokumentar që i bëjnë fresk komandatit Hoxha, partisë etj, dakord. “, thotë Kumbaro.

Ndërkaq, studiuesi Hoxha për mënyrën e pastrimit të artit e kulturës nga veprat me porosi lë të hapur edhe të tjera alternativa. Çështja, nëse arti e kultura e prodhuar në diktaturë, duke iu përmbajtur ideologjive të sistemit, përbën sot rrezik potencial për indoktrinimin e brezave të ardhshëm, gjen përgjigje kontradiktore.

“Mund të bëhen edhe me shpjegim me pulla etj. Por për mua në mënyrë kategorike ato duhet të trajtohen njësoj si veprat propagandistike të regjimit komunist. Të merret përvoja gjermane çfarë u bë me to. A jepen më në televizor të pakontrolluara ato mashtrime?! Por, ka edhe disa gjëra  që është gjynah që po jepen, kur luftojnë italianët me llastiqe. Tregon se ç’lloj vulgariteti ka qenë niveli i krijimtarisë”, shprehet Çelo.

Sa i përket filmave Kumbaro e vë theksin tek dallimi mes fictionit dhe dokumentarit historik. Shoqërimi me shpjegim, është alternativë e pranueshme edhe për artistët.

“Fiction është trillim! Une jam kurioz edhe pyes ndonjëherë brezin tuaj, i them ç’mendim keni ju për filmat. I shikojnë me humor edhe tregojnë se u ajo që i tërheq janë veshjet, bulevardet e Tiranës etj. dhe jo ideologjia”, thotë regjisori .

Edhe rëndesa që do të kishte për krijuesit, heqja nga qarkullimi, ndalimi apo dënimi për shfaqjen e filmave, që përmbajnë ideologji komuniste, shihet ndryshe.

“Prodhimtaria e periudhës komuniste është e jashtëzakonshme, sepse ka investuar shteti. Ata i kanë shërbyer regjimit e janë paguar për atë punë. Pra ata janë detyruar nga regjimi, por kanë bashkëpunuar”, thotë studiuesi.

“Sa mirë do ishte të ishim paguar. E vetmja pagesë e jona ka qenë që vinte një farë Bajrami, që shfaqte filmat në bllok dhe ne me zemër në dorë i thonim: Hë ç’tha komandanti Enver Hoxha. Kur thoshte se kish qeshur, ne qetësoheshim! Filmat i kemi bërë pa shpërblim, por me pasion!”, shprehet regjisori.

Por, duke pasur parasysh se prodhimi filmik nga ’90 deri sot është thuajse 10 fish më pak, aktorët e përfshirë tregojnë nëse një hap i tillë do t’i rëndonte historisë së kinematografisë shqiptare.

“Historia nuk fshihet, por ajo ka qenë një industri që përdoret në dëm të shoqërisë shqiptare. E ka përdorur vetë shoqëria shqiptare për të shkatërruar veten e vet!”, thotë studiuesi.

“Më vjen keq që të përdoret ky film ‘ndalim i filmave’, sepse do binim në një censurë krejt tjetër. Nga ajo ish komunistja, në një neo komunizëm të ri”, shprehet Kumbaro.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 19/09/2022 08:20

    Me kete "projekt ligj"del shume i qarte qellimi i bashkepunetoreve te fashizmit,bastarteve antishqiptar e kujtedo tjeter.Keta persona bashke me shtetet"aleate" tregojne armiqsin me kete vend e me kete popull.Per ata nuk ka Shqiperi para 1990-tes ,ajo fillon me kapitalizmin e eger te para 300-vjeteve kur ne krye te vendit erdhen antishqiptaret.Kjo eshte arsyeja pse u shkaterua ekonomia,arsimi,shendetesia,sporti e kultura,Sot duam ti bejme funeralin e Shqiperis se dikurshme.Sot s'kemi asgje,as histori,as ekonomi,as kulture e.t.j,e nuk dime te ndertojme shtet.Turpet s'kane te sosur.

    Përgjigju
  • Iris: 19/09/2022 03:26

    Celo ballisti,PD dhe gjithe shoket e tyre le te shkojne ne shkolle dhe le te mesojne pak per artin se jane komplet I NJ O R A N T E! Sipas ketij <<mendjendrituri>> veprat e Jacques-Louis David duhen djegur se i bekan hosana e propagande figurave te Revolucionit francez si Marati me shoke! Revolucioni pati anen pozitive e negative dhe David eshte quajtur piktor propagande.Sipas Celo <<shkencetarit>>,/Te Mjeret/ e Hygoit nuk duhet botuar si liber as te shfaqet ne Broadway ne NY ,sepse ne Komunen e Parisit u frymezuan me vone komunistet,nga e cila morren dhe emrin.Sipas Celo <<akademikut>>,/Battleship Potemkin/ dhe /The birth of a nation/,kanalet televizive amerikane duhet t'i zhdukin nga trasmetimi se bejne fjale njeri per revolucionin e 1905 ne Rusi dhe tjetri i thurr lavde Ku Klux Klanit?! Hollywoodi per te gjithe filmat me teme luften e komunisteve te BS dhe partizaneve te botes ne pergjithesi gjate L.II.B duhet ne fillim te kishin pyetur me pare Mithat Frasherin,H.Dostin,Vrionet,Lepenicat etj dhe pastaj t'i benin,ose jo dhe meqe nuk i pyeten dhe i bene atehere, tani te vijne amerikanet dhe t'i marrin leje Celo ziut dhe PD t'i trasmetojne apo jo ne kinema e TV,t'i shkaterrojne apo jo!!! Sipas Celo <<gardistit blu>>,Macy's duhet t'a zhduke logon e tij me yll te kuq,po keshtu dhe birra /Heineken/ dhe bluzat me fytyren e Che Guevares,qe dikur takoi Enverin,nuk duhen shitur ne U.S! Celoooo,diktatura ia arriti qellimit te saj,ndoshta te futi ne burg,ndoshta te internoi dhe te persekutoi,nuk e di, por ne fund nuk duhet t'a mohosh, se arriti te beje me ju dhe me shume si ju,ate qe s'e arriti t'a bente me asnje shqiptar me te vertete te lire.Arriti t'ju beje //njeriun e ri// te saj,arriti t'ju beje te mendoni si ajo,te mos jeni liberale,demokrate,por fanatike dhe te perdorni censuren njelloj si ajo.Nje bravo te madhe per /NJERIUN E RI/-Celo Hoxhen dhe te gjithe te tjeret qe mendojne si ai qe kane vendosur te fillojne nje kryqezate kunder //shfaqjeve te huaja//,me falni, kunder cdo gjeje me yll te kuq ne mes!!!!

    Përgjigju
  • Tim.: 18/09/2022 21:20

    Ky celo paska rrjedh nga trute qe merret me filmat me artistit qe ishin te kalibrit te larte.

    Përgjigju
  • franci: 18/09/2022 20:39

    Filmat dhe artistet e ajaj kohe nuk kane te krahasuar me keto plera qe prodhohen sot. Kemi pasur artist, regjizor, kompozitor te shkolluar kryesisht ne Rusi e Cekosllovaki dhe qe formuan kinostudjon te cilen "demokratet" e vodhen dhe e privatizuan.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 18/09/2022 18:45

    Problemi duhet pare thelle,me te ardhmen e kesaj "demokracine pluraliste.Ne kete shoqeri as qe duhet te diskutohet ky problem.Te gjitha ideologjite ,partite e te gjitha llojeve duhet te jene te l'ira per te jetuar ne aktivitet.kjo eshte perpjekje e atyre Forcave nazifashistet qe faktokisht po' vine ne pushtet mebeshtetjen e e plote te Partive ekzistuese.po ndodh ne te gjitha vendet europiane .ne shqiperi kane ngritur flamurin e krimeve te komunizmit dhe sigurimit,Kane ne dore arkivat dhe shijne Lemina.Me thoni emrin e nje te persekutuare qe eshte denuar PA vendim gjyqit,nje qe Ka bere kerkesen ne gjukate pEr denim te paligjeshme .Folloni me kreret e tyre te kollarisur.Edhe kriminelet e luftes Jane rehabilituar.Sot rezikohet sistemi.Sot thirrja "komunistet ne litar"Ka Dale sheshit dhe asnje nuk revoltohen te thote "nje shtrese e caktuar eshoqerise,Ajo qe cliroi dhe beri shqiperine moderne,per te cilen u derdh gjak eshte e kercenuar me jete.Ai qe leshoi i pari thirrjen kercenuese me lart,Rehabilitoni kriminelet e luftes te shpallur nga ligji i kohes.Ndersa shtypi i ben jehone kuislingeve,diversante e e krimineleve te malevè(Edhe PKSh doli nga ilegaliteti ne kongresin e pare te saj,),Duke i paraqirur si luftetaret antikomuniste.Po terroriste e derguarkush i pergatitur dhe i coi?nje eshte UDB.Mos valle heronjte e saj Jane luftetaret antikomuniste.Me emra i keni,dhe bejne ligjin ne shqiperi,ku demokracia e "kulluar"pluraliste Ka Marre fund.E drejta e votes eshte nje elementi,nuk eshte demokracia pluraliste.

    Përgjigju
  • Askushi: 18/09/2022 17:30

    Ju o te mbarum spo hiqni dot Sale koministin dhe jo te hidhni poshte punen e mijera artisteve dhe intelektualeve.filman kush deshiron nuk e shef.nderron kanal.le te shikojne filma ruse me mire

    Përgjigju
  • Çelo: 18/09/2022 17:25

    Po 30 vjet si nuk mblodhi Çelo te gjithe ballistet qe te investojne per te bere 1 film qe te konkuroj dhe te pelqehet me shume se sa filmat e paraviteve 1990

    Përgjigju
    • Celo kush: 19/09/2022 05:19

      Ca eshte ky celua? Kush e njeh te ma thote te lutem

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?