Për Partinë Demokratike, kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar në mënyrë të plotë mënyrën se si do të bëhet rinovimi i saj, është një tentativë që mazhoranca ta kapë 100% Kushtetuesen.
Në një deklaratë nga PD, drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në këtë parti, Franci Nuri, thotë se Begaj qëllim të vërtetë ka mbarimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, që sipas tij është e vetmja që ka mbajtur qëndrime kundër qeverisë.
“Presidenti i Republikës është rreshtuar de facto me Mazhorancën dhe ata që duan t’a kenë 100% nën kontroll Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Nuri.
Më 30 janar, Presidenti Begaj e vuri në lëvizje Gjykatën Kushtetueses dhe i kujtoi se brenda vitit 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin dhe kjo çështje ende nuk ka një përgjegjigje.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)