Debati për incidentin në ndeshjen Zvicër-Serbi, flet menaxheri në FIFA për Report Tv: Xhaka ishte hero atë ditë, jo rrugaç

5 Dhjetor 2022, 13:30| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 14:11

  • Share

Mario Cenolli, menaxheri i njohur pranë FIFA, ishte i ftuar në Report Tv për të folur rreth zhvillimeve më kryesore të Katar 2022 dhe në veçanti për një nga ngjarjet që ka kapluar vëmendjen e shqiptarëve, incidentin mes Granit Xhakës dhe skuadrës serbe të futbollit në sfidën e para pak ditëve mes Zvicrës dhe Serbisë. Ai ka thënë se atmosfera ishte fantastike dhe emocionet ishin të fuqishme në atë fushë, prandaj justifikohen disa gjeste.

Në bisedën me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliun, Cenolli nënvizoi se ndjehet krenar për lojtarët me origjinë shqiptare dhe e mbështet skuadrën e Zvicrës në Botëror, duke i uruar të shkojë edhe në çerek finale. Ai thotë se ndjehet krenar për lojtarët me origjinë shqiptare dhe e mbështet skuadrën e Zvicrës në Botëror.

“Atmosfera është e bukur për shqiptarët, por edhe për mua. Ato ecin përpara dhe unë jam shumë i lumtur", tha ai.

Ai pati një takim me Granit Xhakën dhe për këtë foli për Report Tv, duke thënë se lojtari shqiptar ndëroi gjithë shqiptarët që ishin në fushë dhe bëri krenar edhe ata jashtë fushe duke marrë përkrahje të madhe.

“Graniti ishte shume i lumtur patjetër. Beri një lojë shume të mire tregoi vlerat e tij prej kapiteni, prej lideri. Kundër Serbisë kishte shumë shqiptar. Gjetën edhe mundësi të fusin flamujt në stadium. Ato persona që ishin në stadium e treguan veten në mbështetje të lojtarëve shqiptar. Përsa i përket fanellës, nuk mendoj që ishte e qëllimshme.  Nuk besoj sepse ajo ishte thjesht një faqell, ndoshta edhe kishte ftohte dhe veshi fanellën e Jasharit. Situata ishte e tensionuar. Une isha vet ne stadium dhe i pash vet provokimet e lojtarëve serb, por i lumtë Granitit që nuk ra pre e provokimeve. Serbia mu duk ekip individualist, Zvicra e bashkuar," tha menaxheri i FIFA-s.

Përsa i përket ndeshjes me Portugalinë, Mario tha se ndihet optimist për rezultatet e Zvicrës.

“Ndeshjen me Portugalinë e shoh të barabartë, sepse të dyja skuadrat kanë kualitet të lartë. Graniti i sheh këto ndeshje si normale dhe shpresoj ta çoj në çerekfinale.”, tha ai.

Për gjestin që bëri Granit Xhaka, i komentuar edhe si i pahijshëm nga aktivistja në Kosovë, Zana Avdiu dhe gjest që mund të bëhej vetëm nga një rrugaç, Mario tha se ai koment ishte i tepërt.

“Gjestin e tij mund ta bënte çdokush dhe më duket diçka e ekzagjeruar ta quash Granitin rrugaç, sepse ai ate dite ishte hero”, përfundoi menaxheri i FIFA-s, Mario Cenolli.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?