Myslim Murrizi ka kundërshtuar heqjen e TVSH-së për jahtet duke akuzuar shumicën se po i shërben një grupi të vogël dhe se është bërë më e djathtë se e djathta. "Janë mbi 50 jahte, ti fusin pa TVSH-në, ky është ligj luksi, nuk besoj se rrit turizmin dhe punën, kjo bëhet për një grup të caktuar. Do të votoja sikur të hiqnim TVSH-në e ushqimeve.
Ne kemi përzënë 2 mln shqiptarë dhe vitet e fundit na paskan ardhur 3 milionë. Ky ligj nuk është masivish, është ekstra i djathtë, ju keni kohë që partinë e quani të majtë, por keni bërë ligj vetëm për ata, që ju dhe sivëllezërit tuaj, jeni një. Herë uleni në pallatin e kongreseve, herë në bunker, jeni një, nuk keni si ngjani, keni të njëjtin dinjitet para shqiptarëve.
Prandaj nuk doni të votoheni nga shqiptarët. Hajde të shkojmë atje dhe ndoshta e kemi gabim. Pse i ndërroi qarqet si mbreti gratë, 4 vite gënjeni në Korçë, 4 në Durrës, 4 në Dibër. Ai si vëllau juaj kërkon që të jetë në pushtet njëherë në dy vite, 3 muaj para zgjedhjeve. Do ta kaloni? Ta shikojmë, nëse do të bleni nga ky krahu këtej? Me ata të bunkerit do ta kaloni, ku do ta votojë në fushë të sportit? tha ai.
Nuk mungoi replika e menjëhershme e Elisa Spiropalit, e cila 'thumboi' edhe Bashën e Kryemadhin. "Sado e këndshme është retorika juaj dhe që prekni disa plagë që i njihni mirë dhe ndoshta më të vjetrit e asaj partisë që ka dalë jashtë. Ju urojmë suksese në partinë e re, urojmë që shumë nga emrat që janë këtu të jeni në atë parti dhe të vini sërish në këtë kuvend, më mirë të bëjmë replika me ju se të kemi miell, bojë dhe çizme. Keni bërë ju më shumë opozitë se ata. Sa i përket ngjashmërisë me ata, ne nuk ngjajmë por as nuk përafrohemi me ata, nuk bëjmë teatër me ligjet tona" tha ajo.
Lajmi kryesor:
Gjoni i kërkon të rishikojë vendimin: Lista të hapura ose të ikim nga 'Zgjedhorja'! Hajdari: Ka opozitarë që duan llokma (Ruçi përjashton Litën)
//ReportTv.al