Jetesa në Tiranë, rritja e çmimeve dhe shërbimet ishin ndër çështjet që sollën debat në Report Tv mes Aldrin Dalipit, kryetari i qarkut të Tiranës dhe Mateo Spahos, këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike.
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, kryetari i qarkut të Tiranës përmendi parqet e shumta që janë bërë gjatë qeverisjes së Erion Veliajt, ndërsa Spaho e kundërshtoi duke thënë se në kryeqytet inaugurohen gjëra që nuk ekziston.
Ndër të tjera ngriti shqetësimin e parkingjeve që janë bërë me pagesa të larta si dhe ndërtesat e larta, gjë që Dalipi e argumentoi se vjen si pasojë e rritjes të numrit të qytetarëve që zgjedhin të vijnë në Tiranë. Po ashtu e ironizoi se opozita nuk sheh çfarë është bërë se ka mbetur 4 vite mbrapa prej bojkotit të zgjedhjeve 2019.
Spaho: Në Tiranë kemi qindra pallate ndërtesa e kulla të reja dhe s’kemi një park të ri. Sot ne inagurojmë parkun në liqenin e Farkës, por aty nuk ka park por godina. Në Paskuqan s’ka park por ka godina me një liqen. Ne vijojmë të inagurojmë gjëra pas 8 vitesh që nuk ekzistojnë. Ekzistojnë dhe duken parkingjet private sikur rroga mesatare është 3000 euro dhe jo 300-400 mijë lekë. Është bërë i kushtueshëm se kur jashtë shtetit ka fluks, ndërtohen rrugë të reja e lagje të reja. Qytetarët shtrëngohen si sardele dhe kullat sa vijnë e shtohen. Sot makina në Tiranë s’është luks por domosdoshmëri dhe shumica e automjeteve kanë vlerë 3-4 mijë euro. Transporti urban nuk është i krahasueshëm me asnjë transport të vendeve të rajonit.
Dalipi: Çfarë t’i bëjë Tirana 25 mijë qytetarëve që vijnë çdo vit? Se nuk ka standarde? E thashë, nuk është gjithçka perfektë por punohet çdo ditë për të bërë më të mirën për qytetarët. Sot të rinjtë përdorin biçikletat.
Spaho: Ju keni hequr parkingjet. I keni bërë të gjitha me lekë.
Dalipi: Sot kemi parkun e Paskuqanit që po zhvillohet me standardet më të mira. Para 2015 Dajti nuk shihej para qendrave së djegies së gomave. Sot ka kontroll mbi territorin.
Po ashtu komentuan edhe zgjedhjet vendore për të cilën Spaho e cilësoi të gabuar vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në 2019 ndërsa theksoi se për 14 majin po punojnë me plane e strategji. Ndërsa Dalipi u shpreh se pavarësisht këtij fakti, të gjithë qytetarët janë trajtuar njësoj, qofshin të majtë apo të djahtë.
Spaho: Rezultatet do duken. Zgjedhjet janë sepse në fakt qytetarët kanë lirinë e tyre për të votuar e zgjedhur. Kur ka qenë situatë e paqartë duket sikur nuk kishte alternativë por tani që kemi dhe vendimin e gjykatës, gjërat janë të qarta. Tani ka PD që po harton planin e strategjinë dhe po vendos kandidatët një nga një.
Dalipi: Nëse përfaqësuesit e partive të tjera politike braktisën këshillat bashkiakë, ajo që ne bëmë ishte të përfaqësonin të gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë. Krahasimi është si nata me ditën. Tirana s’do bëhej kryeqyteti Europian i Rinisë nëse s’do kishte standarde që janë pikërisht këto, pastrimi, siguria publike, cilësia e jetës në Tiranë.
Sa i përket rritjes së çmimeve, Dalipi e argumentoi se vjen prej luftës dhe po përpiqen që të mbajnë cdo gjë nën kontroll. Ndërsa Spaho që e riktheu sërish vëmendjen te mungesa e parqeve dhe te fakti që trotuaret i zënë karriget e lokaleve. Sipas tij, Bashkia s’duhet të jetë në terren vetëm për gjobat e makinave por edhe për respektimin e hapësirës publike.
Spaho: Po, Tirana rritet shpejt. S’është çudi pse kemi njerëz që duan të vijnë por kjo nuk është meritë e Veliajt. Edhe në vitet ’90 u rrit nga 200 në 400 mijë banorë. Këta njerëz që do vijnë do i fusim në fjetore me 20 kate apo do i krijojmë hapësira, parqe, infrastruktura. Sot ju keni lagje të tëra e të reja dhe s’keni parqe.
Dalipi: Pse se pyesni sa parqe lojërash ka? Pse nuk pyesni për Fushën e Aviacionit?
Spaho: Po të zëna nga lokalet/ kemi dhe polici bashkiake që e shohim vetëm për gjoba, jo për të parë nëse respektohet hapësira publike apo jo. Është normale që rinia të vijë në Tiranë se është kryeqyteti i të gjithëve. Me ndërtimin e lagjeve të reja jo me ngucërinë dhe shtesën e kateve. Trafiku rritet dhe kostoja për të rritur në Tiranë rritet. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh që Tirana ka vlerë shumë të lartë për metër katror dhe presionet që kanë qeveritarët është i lartë. Ndaj Veliaj duhet të kalonte në opozitë se nuk linte asnjë abuzim. Atë punë di ta bëjë më mirë. Kanë kaluar 8 vite e thonë “do të...”
Dalipi: Këta kanë mbetur atje dhe s’kanë faj se 4 vite u është këputur.
Ka sh të drejtë z.Spaho,Tirana nuk ka as Parqe e as Hapësirë Publike...,nuk ka Trotuare..!!
Përgjigju