Politikë

Debati për Kushtetuesen/ 'Venecia' në 14 shkurt në Tiranë! Meta: I çova shkeljet e Kuvendit dhe pyetjet

21 Janar 2020, 15:20| Përditesimi: 21 Janar 2020, 17:12

  • Share

TIRANE-Delegacioni i Komisionit të Venecias do të zbarkojë në Shqipëri në 13-14 shkurt pas kërkesës së Kuvendit lidhur me debatet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që sot kreu i shtetit njofton se i është drejtuar edhe ai këtij institucioni shkeljet ligjore që sipas tij ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

"Venecia gjithmonë e mirëpritur. Sot Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nesër do të publikohen në faqen zyrtare të Kreut të Shtetit, kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij".

Pak muaj më parë pati një debat të fortë mes Presidentit dhe opozitës nga njëra anë dhe KED-së me shumicën nga krahu tjetër për emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese. Cështja përfundoi në SPAK, pasi kallëzimit të Presidentit për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

Ndërkohë që Komisioni Hetimor për Ilir Metën për dekretin e 30 Qershorit për anulimin e zgjedhjeve zgjeroi objektin e hetimit duke përfshirë edhe cështjet e debatit për emërimin e anëtarëve të Kushtetueses duke akuzuar kreun e shtetit për shkelje.

Komisioni Hetimor përmes Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias për interpretim përmes 5 pyetjeve. Komisioni i Venecias pranoi kërkesën dhe konfirmoi praninë në Tiranë në mes të shkurtit, ndërsa sot iu drejtua edhe Ilir Meta po për të njëjtën cështje por me arsyetim tjetër.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahw: 21/01/2020 19:11

    Ty te cofshin Tufine o bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?