Diskutohet buxheti për rininë, Duma flet për largimin e të rinjve! I përgjigjet Muzhaqi: Projekte në 15 programe buxhetore, me vlerë mbi 50 mld lekë

1 Nëntor 2022, 10:40| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 15:30

  • Share

Në komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, debati i djeshëm mes kryetares Grida Duma dhe ministres Bora Muzhaqi vazhdoi aty ku u ndërpre. Ministrja e Shtetit ka listuar të gjitha shifrat për buxhetimin për Rininë, referuar vitit 2023 dhe programet e Qeverisë Shqiptare që lidhen në mënyrë direkte me të rinjtë dhe fëmijët.

Muzhaqi iu përgjigj kështu kërkesës së Grida Dumës për t’i prezantuar prezantojë këto të dhëna para deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni. Në fjalën e saj ministrja tha se janë 15 fushat ku ka investime për fëmijët dhe të rinjtë, në vlerën totale prej mbi 50 mld lekë nga buxheti i shtetit. Por kryetarja e komisionit Duma e akuzoi se po merrte projekte që mbulojnë ministritë e tjera.

“Nuk të leverdis të flasësh për fushën që mbulon Ministria e Arsimit”, tha Duma.

“Më kërkuat të ju listoj shifrat buxhetore për rininë dhe programet tona e tani nuk po më lini t’i listoj. Masat që kemi parashikuar fillojnë nga forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen dhe konsultimin e të rinjve dhe të rejave. Rishikimi i ligjit “Për vullnetarizmin” me qëllim fuqizimin e mundësive për vullnetarizmin e të rejave/rinjve. Fuqizimin e roleve zbatuese, koordinuese, monitoruese të AKR-së”, ka qenë përgjigja e Muzhaqit.

Gjatë diskutimit Grida Duma drejtuar ministres Bora Muzhaqi tha se duhet të shpjegojë se çfarë masash janë marrë për të parandaluar ikjen e të rinjve.

"Promovimi i përdorimit të sigurt të teknologjive të reja, mbështetja dhe zhvillimi i programeve të seksioneve sportive amatore, arteve, artizanatit dhe aktiviteteve të tjera jashtë-kurrikulare, nxitja e punëve të denja dhe të përshtatshme për të rejat dhe të rinjtë. Rishikimi i kurrikulave dhe programeve të orientimit, këshillimit për karrierë e punësimit, si dhe mbështetja, ndërtimi, riparimi dhe rinovimi i hapësirave publike të projektuara për të rinjtë, kanë qenë disa nga masat e Strategjisë së Rinisë", radhiti disa prej projekteve të cilat janë vetëm për rininë sipas Muzhaqit. 

Pjesë nga debati

Duma: Nuk kuptoni rolin tuaj

Muzhaqi: Unë e kam të qartë rolin tim

Grida Duma: Më shumë se 40 mijë të rinj i mungojnë Shqipërisë për pesë vjet. Si e adresoni ju këtë problem për rininë. Kjo është çështja që u ngrit. Rinia po e lë këtë vend. Është ulur lindshmëria dhe kanë ikur të rinjtë, ju si e adresoni këtë problem.

Bora Muzhaqi: Masat që kemi parashikuar fillojnë tek forcimi i mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për të garantuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe të rejave. Kemi kërkuar një konsultime me organizata rinore, sa i përket ligjit të vullnetarizmit dhe jemi në pritje nga ky Komision.

Grida Duma: Si thatë?

Muzhaqi: Po e përsëris për ta rikujtuar

Grida Duma: Jo jua kemi rikujtuar ne

Muzhaqi: Por nuk na ktheni përgjigje

Grida Duma: Sepse nuk jemi ministri me portofol , Ju prisni si Ministri që ky Komisioni t’ju takojë ju me grupet e biznesit? Procesin e dëgjesës e kemi bërë dy herë. Si ministre e Shtetit keni punë të vështirë sepse nuk jeni dot ekzekutive. Që i kërkoni këtij Komisioni që juve t’ju marrë grupet e interesit këtu!? Nuk di.

Bora Muzhaqi: Herën e fundit më keni thërritur mua. Ne kemi për detyrë të bëjmë komente

Grida Duma: Ka kaluar koha e komenteve, Ju duhet të ktheni përgjigje këtu. Duhet ta keni të qartë rolin tuaj

Bora Muzhaqi: E kam shumë të qartë.

Grida Duma: Nëse e keni të qartë mos e ngatërroni veten.

Seanca u ndërpre nga deputetja Grida Duma pas debatit me deputetin Ilir Metaj. Duma kërkoi marrjen e masave disiplinore për deputetin Ilir Metaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx....: 01/11/2022 13:21

    O Dyme po hyre ne BE nuk do merret vesh se ne cilen shtet do jetojne familjet si ne ShBA qe jeton ku te duash

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?