Debati për ndërtimin e muzeut të krimeve të komunizmit, Rithemelimi krah ish-të Përndjekurve: Muzeu në ish-burgun e Spaçit, jo në Reps!

23 Maj, 09:03| Përditesimi: 23 Maj, 09:47

  • Share

Pas shoqatës së ish-të përndjekurve politik në Shkodër edhe Bashkia Mirditë ka dalë kundër projektit të Qeverisë për ndërtimin e muzeut të burgut të Spaçit në fshatin Reps. Gjate aktivitetit për 51-vjetorin e revoltës së Spaçit, kryebashkiaku i Mirditës Albert Melyshi tha  se ndërtimi i muzeut larg ish-burgut, kamp të Spaçit është një përpjekje për ta larguar vemendjen nga ky vend simbol i diktaturës së eger komuniste.

“Pas këtij projekti duket se është një ide për ta larguar vëmendjen nga ai kamp, nga burgu i Spaçit”, Albert Melyshi, kryetar i bashkisë Mirditë.

Përfaqësuesit e opozitës dhe ish të përndjekurit kërkuan shkëputjen nga e kaluara komuniste si dhe dënimin e atyre personave që kanë bërë krime ne diktature.

“Ky është një projektligj i mbetur në sirtar, pavarësisht se kemi kërkuar me ngulm që të sillet për diskutim dhe miratim, por jo! Sepse dizenji i kësaj kaste që ka trashëguar atë regjim kriminal ka pikërisht për qëllim, të zhdukë çdo lloj mundësie, gjurmë”, u shpreh Oerd Bylykbashi Nënkryetar u Rithemelimit.

“Ne anti-komunistët të mbijetuarit e diktaturës që përballuam plumbat e hekurat e diktaturës, kemi 33 vite që kërkojmë të memorizohen emrat e mbi 6 mijë burrave, grave e fëmijëve”, tha Besim Ndregjoni ish- i përndjekur politik.  

Një muaj më parë u prezantua draft-plani i ndërtimit të muzeut në fshatin Reps nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me nje fond 4.2 milionë euro. Vendi se ku do ndertohet muzeu ka shkaktuar debate e pakenaqesi sidomos tek ish-te perndjekurit. Ish-burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë do të mbahet mend gjatë në historinë e vendit tonë për vuajtjet që kanë përjetuar me qindra të dënuar politik.

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?