Kryeministri Edi Rama

Kronikë

Debati për orën policore/ Rama: Jemi të parët në Europë për numrin më të ulët të infeksioneve dhe viktimave! Nuk biem në eufori, e dimë mirë atë që bëjmë

28 Maj 2021, 19:21| Përditesimi: 28 Maj 2021, 21:43

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me debatin mbi orën policore, pasi pas vendimit për zgjatjen deri në orën 23:00, pati jo pak komente se duhej të ishte hequr fare.

Me një postim në Twitter, atyre që bëjnë krahasimin me vendet e tjera për orën policore, Rama i kujton faktin se vendi ynë është prej disa kohësh në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës.

Kryeministri thekson se ata e dinë mirë atë që po bëjnë dhe se nuk do të bien në "kurthin e euforisë".

"Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!", shkruan Rama.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje për lehtësimin e masave anti-COVID, ku duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme dhe në transportin urban. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta ku nga mbyll në orën 22:00 deri në orën 06:00 do të behte nga ora 23:00-06:00.  Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuriozi: 29/05/2021 10:49

    Jam dakort qe " ekspertet " e kane vendosur. Por ku eshte kufiri, midis Tiranise dhe lirise individuale dhe a justifikohet dot vendimi ?! Na vendosni dhe nga nje trekendsh ne vend te yllit ne qe se kemi bere vaksinen. Mos na lejoni te hyjme ne pune, shtepi, lokal, makine , turist, sepse nuk kemi bere vaksinen !! Tirani apo demokraci si e ndajme kte sjellje veprimesh ? Te heshtesh je fajtor njesoj si ai qe sillet gabim me pushtetin , me arsyen per te miren tuaj ?!! Te pyesesh , te sugjerosh, te kritikosh , eshte njerezore , shekuj perpara te digjnin tek turra e druve , Sot te denigrojne nqs nuk ndjek linjen e " eksperteve ". Sa pak kemi evoluar dhe sa shume kemi harruar nga historia jo e larget para viteve 1990.

    Përgjigju
  • Alba: 28/05/2021 19:49

    Po c'i ke keto idiotesira... Tani mbaruam punen me rajonin dhe po matemi me Europen. Sa turp me vjen para kolegeve te mi evropiane kur i pari qe kemi eshte kaq injorant, c'te presesh me vec deshperim

    Përgjigju
    • Dani: 29/05/2021 00:35

      Çke moj vajzë?ndjehesh inferiore para kolegëve??

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?