Oerd Bylykbashi

Kriminelë në listat për deputetë? Bylykbashi i përgjigjet Ramës me deklaratën e ambasadores Kim

3 Shkurt 2021, 15:13| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 15:50

  • Share

Përgjigja e kryeministrit Edi Rama për ambasadoren amerikane Yuri Kim në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, për të larguar nga listat personat e inkriminuar, ka nxitur reagime edhe tek Partia Demokratike.

Në një shënim të gjatë në mediat sociale ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, thekson se kryeministri Edi Rama i ka pjesë kryesore të mekanizimit qeverisës kriminelet.

Duke shpërndarë postimin e ambasadores amerikane Yuri Kim, Bylykbashki shkruan se diplomatja amerikane i tregoi vendin Ramës dhe se në NATO nuk ka vend për Banditistan.

“Tani kur ambasadoret e partnereve tane me strategjike i kerkojne te mos kandidoje kriminele e te korruptuar me 25 prill, ai u pergjigjet se ligji i Dekriminalizimit shkel te drejtat e krimineleve, paçka se Gjykata Kushtetuese e rrezoi kete pretendim. Eshte i "fjales" Rama, nuk e prish paktin e 2013 me kriminelet.

Ua tregoi vendin ambasadoreve si levend qe eshte, por pergjigjen ia dha deklarata e Ambasadores se SHBA: "Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit". Ambasadorja Yuri Kim

Ja pse duhet te votojme masivisht me 25 prill 2021, qe te çlirojme mushkerite e shoqerise shqiptare nga kjo semundje qe e ka emrin Edi Rama. Me vote masive Shqiperia Fiton!”- shkruan ndër të tjera Bylykbashi.

Kujtojmë se ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim në një postim në mediat sociale nënvizonte faktin, se kryetarët e partivë duhet që t’i pastrojnë listat e tyre pasi e kërkon ligji shqiptar dhe është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?